Tërmeti i fortë “shkund” Italinë, evakuohen shkollat

07/10/2019 - 12:31

Pas Shqipërisë, Greqisë dhe Turqisë, një tërmet i fortë ka goditur edhe Italinë. Mediet fqinje raportojnë se një tërmet me magnitudë 4 ka goditur sot Italinë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë një kilometër nga Caraffa, në Catanzaro, me një thellësi 21 kilometra, ndërsa ka krijuar panik të madh te qytetarët. Fatmirësisht, nga lëkundja e fortë, e ndjekur në pak minuta nga një tjetër goditje më e lehtë, nuk janë regjistruar njerëz të lënduar.

Por, sipas medieve italiane, tërmeti ka shkaktuar panik të madh te njerëzit, të cilët kanë vrapuar për të dalë nëpër rrugë, ndërsa janë evakuuar edhe shkollat, të cilat raportohet se do vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Në terren kanë zbritur menjëherë ekspertët dhe zjarrfikësit, të cilët po bëjnë verifikime të gjendjes infrastrukturore dhe të banesave të dëmtuara.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të paktën zyrtarisht, zgjerimi i BE-së nuk ka qenë një nga temat e samitit Franko-Gjerman, që u zhvillua në Toulouse.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia në asnjë periudhë të historisë së saj nuk ka kryer masakër civile dhe se kë

Dymbëdhjetë kandidatë demokrat për zgjedhjet presidenciale 2020, u përfshinë të martën mbrëma në një debat të ndezur duke kërkuar përball

Na ndajnë vetëm disa orë nga vendimi për Brexit.

Akullnajat e Zvicrës po shkrihen me ritme shumë të shpejta. Në pesë vitet e fundit alpet e Zvicrës kanë humbur 1 të 10 e akullit.

Dy studentë italianë, të moshës 25 dhe 26 vjeç, pasi kanë përdhunuar një vajzë të dehur 25-vjeçare, në depon e një klubi nate në Londër,

Këngëtarja koreane e popit, Sulli ka vdekur në moshën 25-vjeçare.

Bashkimi Evropian ka marrë masa ndëshkuese ndaj Turqisë, pas operacioneve që kjo e fundit ka nisur prej disa ditësh në Siri.