Tre persona kanë humbur jetën për shkak të tërmetit me magnitudë 6 ballë që goditi mbrëmjen e kaluar brigjet e Balit, në Indonezi.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet indoneziane sipas të cilëve janë edhe 4 të plagosur. Indonezia u godit në 28 shtator nga një tërmet i fuqishëm dhe një cunam shkatërrues që shkaktoi 2045 viktima në ishullin Sulawesi.

Tërmeti i mbrëmjes së kaluar nuk solli ndryshime në axhendën e takimit të FMN dhe Bankën Botërore, i cili do të zhvillohet prej ditës së sotme deri të dielën pikërisht në ishullin Bali.