Lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter janë regjistruar në rajonin lindor të Turqisë mbrëmjen e së premtes (24 janar).

Nga raportimet, 100 ndërtesa janë shembur në Elazig dhe Malatya ku kanë humbur jetën dhe 29 persona.

Gjithashtu raportohet për mbi 1000 të plagosur. Ata janë dërguar në spital për mjekim. 

Autoritetet bëjnë me dije se ndodhen ende persona nën rrënoja teksa vazhdojnë operacionet e shpëtim kërkimit.

Kërkimet vazhdojnë, por ndërsa koha kalon edhe shpresat për të mbijetuar të tjerë sa vinë dhe zvogëlohen.

Edhe Presidenti Erdogan është shprehur se po e vëzhgon nga afër situatën.

Dridhja ka ndodhur 106 kilometra në veri-perëndim të Diyarbakır, qytet afër Elazig. Thellësia fokale llogaritet në 10 km.