Lëkundjet e tokës nuk kanë të ndalur në Itali. Tërmeti i fundit është regjistruar në orën 18.39 dhe ishte me manjitudë 3.8 ballë.

Tërmeti e kishte epiqendrën 2 km larg qytezës Tolmezzo dhe u regjistrua në thellësinë 9 km, raporton Il Messaggero.

E gjithë zona e Udinës dhe në shumë zona të Friulit u ndjenë lëkundjet e forta të tokës.

Dy ditë më parë, një tjetër tërmet me manjitudë 3.7 ballë bëri të shkundeshin të gjitha shtëpitë në Friuli Venezia Giulia.