Testohuni pas udhëtimit, virusi nuk bën pushime!

01/08/2020 - 09:57

Në luftë kundër përhapjes së virusit Corona do duhet të testohen gjerësisht në Gjermani të kthyerit nga pushimet. Nga e shtuna të gjithë udhëtarët që hyjnë në Gjermani brenda 72 orësh pas mbërritjes, edhe pa shenja të sëmundjes mund të testohen falas. Këtë e parashikon një urdhëresë e ministrit të Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn. “Kush vjen nga një udhëtim do duhet të testohet, vullnetarisht dhe falas.” Rritja e numrit të infeksioneve në Gjermani janë sinjal i qartë. “Virusi nuk bën pushime” , tha Spahn.

72 orë kohë

Testet falas do duhet të bëhen brenda 72 orëve pas hyrjes në Gjermani, ato mundësohen në aeroporte, stacione treni dhe pika të tjera udhëtimi, qendra shëndetësie apo klinika mjekësore. Për vendet se ku bëhet testimi mund të informoheni në numrin 116 117. Nga federata merren përsipër edhe testet përsëritese. Në fillim testet i paguan sigurimi shëndetësor, por qeveria ka bërë të ditur, se do të ketë një subvencion miliardash për sigurimet shëndetësore.

Rregulla më të ashpra janë në fuqi për ata që kthehen nga zonat e rrezikut. Në BE vetëm Luksemburgu konsiderohet zonë rreziku në Gjermani, dhe rajonet spanjolle, Aragon, Katalonjë dhe Navarra. Jashtë BE-së konsiderohet Ballkani Perëndimor si zonë rreziku dhe mjaft vende jashtë europiane. Kush vjen nga këto zona do duhet të kalojë menjëherë në karantinë 14 ditë dhe të bëjë njoftim tek Qendra e Shëndetësisë. E mundur është edhe paraqitja e një testi jo më të vjetër se 48 orë. Nga java e ardhshme testimi është i detyruar për të kthyerit nga zonat e rrezikuara. Deri sa të vijë rezultati i testit (nëse nuk ke një test negativ jo më të vjetër se 48 orë) personi duhet të qëndrojë në karantinë.

Për shkak të rritjes së infeksionene të reja, ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier ka kërkuar ndëshkime më të rrepta për të ata shkelin rregullat e Coronës. “Kush rrezikon të tjerët me qëllim, duhet të llogarisë me atë që kjo mund të ketë pasoja të rënda”, tha Altmeier. “Ajo që përjetojmë si rritje rreziku lidhet kryesisht me sjelljen e gabuar, pa kujdes dhe nganjëherë të papërgjeshme të një numri të vogël njerëzish.” “Këtë duhet ta ndalim më me efekt se më parë”, tha Altmeier, që nuk përjashton gjoba dhe penalizime të tjera, nëse veprohet me qëllim apo neglizhencë të madhe./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Trumpi shton presionin ndaj pronarëve të aplikacionit kinez TikTok dhe synon shitjen e tij tek kompanitë amerikane.

Tensione të larta në Bejrut ku të paktën 5 mijë njerëz dolën në shesh për të protestur kundër qeverisë.

Njerëzit e përfshirë në botën e krimit po përdorin mënyra të ndryshme për të trafikuar lëndët narkotike. 

Për shkak të rregullave kufizuese të Coronës, çiftet e pamartuar nga vende të ndryshme, pjesërisht ka muaj që nuk shihen.

Pandemia COVID-19 ka izoluar shumë vende të botës për një periudhë, ka kufizuar shumë aktivitete, dhe ka ndryshuar shprehi të shumta të n

Presidenti Donald Trump ndërmori të shtunën hapa për të shtyrë pagimin e taksave për miliona amerikanë dhe për të zgjatur në kohë program

Amerika Latine dhe Karaibet janë bërë rajoni i globit me vdekshmërinë më të lartë nga epidemia e COVID-19, duke kapërcyer Europën, ku po

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates bëri me dije se së bashku me fondacionin e tij ka menduar të shpenzojë 150 milionë dollarë për vaksinë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka paralajmëruar Ministrin e Jashtëm të Rusisë lidhur me pretendimet për pagesa për militantët t