Tetë persona kanë vdekur dhe dhjetë të tjerë kanë shpëtuar pas shpërthimit të një zjarri në një hotel në Odesa, njoftoi shërbimi ukrainas për emergjenca.

Zjarri shpërtheu pak pas mesnatës së 17 gushtit, njoftuan autoritetet. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe shërbimi për emergjenca nuk ka treguar se sa persona gjendeshin në hotel në momentin e shpërthimit të zjarrit.

Hoteli ku ndodhi zjarri, "Tokyo Star" ka 273 dhoma. Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e këtij incidenti.