47,290 viktima dhe 938,452 të prekur me koronavirusin e ri; ky është bilanci aktual në mbarë globin.

Mësohet se personat që kanë mundur të shërohen prej pandemisë në fjalë janë 195,388. Aktualisht numri më i lartë i të infektuarve dominohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 215 344, për të vazhduar me Italinë 110 574 dhe Spanjën 104 118.

Situata shfaqet problematike edhe në Gjermani me 77981 raste, Francë me 56 989, Iran 47 593 dhe Britani 29 474.

Sa i takon viktimave, në krye të listës tragjike qëndron Italia me 13 155 jetë të humbura, më pas Spanja me 9387 , SHBA me 5 112 si dhe Franca 4032.