Tjetër ditë e zezë për Spanjën me 10 mijë të vdekur... shifër rekord viktimash brenda një dite

02/04/2020 - 13:02

Spanja ka shënuar një tjetër rekord negativ përsa i përket numrit të viktimave që kanë humbur jetën brenda një dite.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 950 persona, shifra më e lartë e shënuar ndonjëherë në Spanjë dhe e dyta pas Italisë lidhur me numrin e viktimave brenda një dite.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri spanjoll i Shëndetësisë. Numri total i viktimave në Spanjë ka shkuar në 10,003.

Një ditë më parë, në Spanjë humbën jetën 864 persona, ndërsa të martën ky numër ishte 849.

Spanja është shteti i dytë në botë pas Italisë përsa i përket numrit të viktimave dhe përhapjes së infeksionit, ku numri i të nfektuarve ka shkuar në total në 110,238.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Organizata Botërore e Meteorologjisë (OMO) paralajmëroi sot se pandemia e COVID-19 rrit rreziqet shëndetësore të lidhura me valën e nxeht

Në 24 orët e fundit, Italia ka konfirmuar një rritje të lehtë të infeksioneve të reja, të cilat u rritën nga 300 në 397, megjithatë mbete

Edhe pasi pacientët e prekur janë shëruar nga koronavirusi mushkëritë e tyre nuk janë më të njëjtat.

Qeveria e Gjermanisë planifikon të heqë ndalesën e udhëtimit për turistët e 31 vendeve evropiane, nisur nga data 15 qershor.

Spanja ka kërkuar nga partnerët e BE që të vendosin rregulla të përbashkëta për rihapjen e kufijve dhe për rikthimin e lëvizjes së lirë n

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhon të rritet por me ritme më të ngadalta.

Kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi ka vendosur të ndëshkojë të gjithë ata që hedhin në rrugët pajisjet mbrojtëse të përdorura.

Kina kërcënoi të hënën se do të ndërmarrë kundërmasa ndaj Shteteve të Bashkuara nëse ndëshkohet për planet për të vendosur një ligj të ri

Një 27-vjeçar është dënuar me 4 muaj burg në Korenë e Jugut, pasi theu rregullat e karantinës.

Në një ceremoni solemne të hënën, me rastin e Ditës së Përkujtimit, Presidenti Donald Trump zhvilloi homazhe për të nderuar amerikanët e