Tjetër sulm në Francë, policia vret autorin që bërtiste “Allahu Akbar”

29/10/2020 - 13:44

Një tjetër sulm i dyshuar terrorist ka ndodhur në Francë, pas atij në Nice mëngjesin e sotëm ku mbetën të vrarë 3 persona.

Kësaj radhe, ngjarja ka ndodhur në Avignon në jug të Francës, ku një person sulmoi policinë duke bërtitur “Allahu Akbar”.

Autori u qëllua për vdekje nga policia pasi kërcënoi me thikë kalimtarët në rrugë, por edhe punonjësit e policisë. Dyshohet se i dyshuari ka qenë me origjinë turke. Autoritetet franceze kanë nisur hetimet dhe po verifikojnë nëse sulmi do të konsiderohet si terrorist ose jo.

Ngjarja ndodhi pak orë pas vrasjes së 3 personave në kishën e Notre Dam në qytetin e Nice, ku një person me thikë i preu kokën një gruaje dhe goditi për vdekje dy të tjerë.

Këto sulme në Francë vijnë pasi revista satirike franceze Charlie Hebdo publikoi një karikaturë tallëse të Presidentit të Turqisë, Erdogan.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një grua zvicerane kapi një grua nga qafa dhe plagosi një tjetër vajzë me një thikë të dhëmbëzuar në një dyqan në qytetin jugor zviceran

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 60 milionë.

Vatnajökull, një ndër akullnajat më të mëdha të Evropës po zhduket me ritme alarmante.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, paraqiti të martën emërimet për anëtarët e parë të kabinetit të tij, që përfshijnë ish-zëvendë

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, duke detyruar shumë shtete që të rikthejnë masat kufizuese.

"Kemi frenuar qarkullimin e virusit”. Janë fjalë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron në nisje të një mesazhi që mbajti LI

Austria planifikon të nisë fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në muajin janar, ka thënë Ministri i Shëndetësisë në këtë vend, Rud

Një vaksinë për Covid-19 e prodhuar nga Universiteti britanik i Oksfordit dhe firma farmaceutike AstraZeneca ka treguar rezultate të mira

Vijon të vijnë shifra tepër negative nga Italia për sa i përket pandemisë së koronavirusit.

Kryetari i parë dhe vetëm me ngjyrë në bashkinë e New York, David Dinkins, ka ndërruar jetë sot në moshën 93 vjeç.