Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Toka lëkundet nga tërmeti me magnitudë 6 Rihter në Indonezi, shtatë viktima

10/04/2021 - 21:15

Të paktën shtatë persona humbën jetën pasi një tërmet me magnitudë 6 goditi brigjet e ishullit kryesor të Indonezisë, Java, të shtunën, në një kohë kur vendi po përpiqej ta merrte veten nga një katastrofë e shkaktuar si pasojë e një cikloni, në një tjetër pjesë të arqipelagut.

Tërmeti i pasdites u regjistrua pranë bregut, rreth 45 km në jugperëndim të qytetit Malang, në javën lindore, duke dëmtuar qindra shtëpi por edhe shkolla, zyra qeveritare dhe xhami, në të gjithë rajonin.

“Të dhënat tona më të fundit tregojnë se shtatë persona kanë humbur jetën. Dy janë plagosur rëndë dhe 10 të tjerë kanë lëndime më të lehta”, tha drejtori i agjencisë kombëtare të katastrofave. Disa komunitete janë evakuar”, shtoi ai.

Tërmeti goditi në një thellësi të madhe, prej 82 km, dhe fatmirësisht nuk shkaktoi shumë dëme. Imazhet nga zona e prekur, tregonin dëmtimin në një repart spitali dhe mbetjet e shpërndara në dyshemenë e parlamentit lokal në Blitar.

Tërmeti vdekjeprurës vjen në një kohë kur vendi në Azinë Juglindore sapo u përball me një ciklon që i mori jetën më shumë se 200 personave në pjesën lindore të Arqipelagut dhe në Timorin Lindor. Indonezia përjeton shpesh tërmete dhe shpërthime vullkanike pasi gjendet mbi unazën e zjarrit në paqësor, një zonë kjo me aktivitet intensive sizmik ku përplasen pllakat tektonike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor në një takim më 10 maj

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, diplomatë dhe këshilltarë të lartë u takuan të premten në Portugali për dy ditë bisedime në drejtpërdre

Një kishë antike e epokës romake në Turqinë juglindore është duke u restauruar për të mirëpritur edhe një herë vizitorët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë miratimin për përdorim urgjent të vaksinës kineze Sinopharm.

Në 24 orët e fundit në Itali janë raportuar 10.554 raste të reja me koronavirus nga 328,612 testime të kryera.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se Turqia do të prodhojë vaksinën e vet, e cila mund të jetë e disponueshme mes shtatorit d

Tensionet midis Britanisë dhe Francës në lidhje me të drejtat e peshkimit u ulën të enjten vonë pasi Britania tërhoqi dy luftanije nga uj

Edhe pse Gjermania filloi me vonesë fushatën e vaksinimit për shkak të mungesave fillestare të furnizimit me vaksina, së fundmi ministria

Një raketë kineze e cila po lëviz në mënyrë të pakontrolluar në hapësirë, thuhet se do të bjerë në tokë në orët e para të së dielës, ndër

 Sipas BBC një version i variantit indian të koronavirusit bëhet shqetësues në Britaninë e Madhe.