Tragjedi në një familje, zjarri i merr jetën 7 fëmijëve

21/02/2019 - 22:42

Humbja e një fëmije është e tmerrshme. Humbja e 7 fëmijëve? E paimagjinueshme.

Por ky është realiteti i hidhur me të cilën përballet familja Barho, pasi humbi të 7 fëmijët në një zjarr të rënë në banesën e tyre në Halifax, Nova Scotia të Kanadasë. Familja nga Siria kishte emigruar drejt Kanadasë në 2017-n, për t’i shpëtuar luftës civile që shkatërroi vendin e tyre.

Sipas CNN, zjarri ra orët e para të mëngjesit të së martës. Një prej fqinjëve tha se kishte dëgjuar një zhurmë të fortë, në momentin që kishte shpërthyer zjarri.

“Dëgjova një zhurmë të fortë, që pasoi me ulërimat e një gruaja. U çova me shpejtësi nga shtrati dhe pashë nga dritarja. E vetmja gjë që dukeshin ishin flakët e mëdha. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, shtëpia u përpi nga flakët“, tregoi për CNN një prej fqinjëve.

Babai Ebraheim Barho mbeti i plagosur rëndë, teksa tentonte që të shpëtonte fëmijët e tij. Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Nëna e tyre, Kawthar Barho nuk mori dëmtime, por është e dërrmuar nga humbja e fëmijëve të saj.

“Ajo nuk mund ta pranojë se çfarë ka ndodhur dhe vetëm përsërit emrat e fëmijëve të saj gjatë gjithë kohës dhe kërkon t’i shohë”, tha një prej përfaqësuesve të shoqatës për refugjatët HEART, që e ndihmoi familjen kur mbërriti në Kanada.

Fëmijët u identifikuan në një postim në Facebook, nga xhamia ku do të mbahen varrimet e tyre. Ata janë Ahmed, 15 vjeç, Rola, 12 vjeçe, Mohammed, 10 vjeç, Ghala, 8 vjeçe, Hala, 4 vjeçe, Rana 3 vjeçe dhe Abdullah 4 muajsh.

Familja siriane u mirëprit nga shumë njerëz në Shtator të 2017-s, kur mbërriti në Kanada. Një video e familje Barho që zbriste nga shkallët ndërsa një turmë e vogël njerëzish i prisnin me dashamirësi, u bë virale në rrjetet sociale.

Për ngjarjen tragjike reagoi edhe Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, i cili ka punuar për ta bërë Kanadanë një vend sa më mikpritës për refugjatët. Në një postim në Twitter, ai shprehu ngushëllimet e tij, duke thënë se “fjalët janë të kota kur fëmijët merren nga ne”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autori i masakrës së të premtes në dy xhamitë në Christchurch, në Zelandën e Re, ku mbetën të vdekur 50 persona, kishte planifikuar edhe

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.5 ballë goditi qytetin Denizli në perëndim të Turqisë mëngjesin e sotëm.

Një neozelandez 18 vjeçar e shpërndau në Facebook transmetimin live të atentatit – dhe prandaj ndodhet para gjyqit.

Një burrë në Kaliforni u arrestua për një vrasje të cilën dyshohet se e ka kryer në Van Buren County në vitin 1986.

Përurimi i “Muzeut Arkeologjik të Trojës” në perëndim të Turqisë, ka rritur sërish tonet mes Athinës dhe Ankarasë, kësaj here rreth prete

Tre persona kanë humbur jetën deri më tani në SHBA, si pasojë e përmbytjeve që kanë shkaktuar reshjet e fuqishme.

Pas disa orë kërkimesh, policia holandeze e arrestoi të dyshuarin për sulmin me armë në një tramvaj në qytetin Utrecht, ku mbetën të vrar

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern është zotuar që të mos përmendë kurrë emrin e autorit të masakrës në dy xhami të vendit, k

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W.

Tre veta u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën nga të shtënat në një tramvaj në qytetin Utrecht të Holandës, tha prefekti i këtij qyteti