Tragjedi në një spital, vdesin 30 fëmijë

Postuar: 11/08/2017 - 22:07

30 fëmijë kanë humbur jetën gjatë 2 ditëve të fundit në një spital në Gorakhpur, Indi, për shkak të mungesës së oksigjenit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kolegjin Mjekësor Baba Raghav. Sipas mediave atje, dyshohet se mungesa e oksigjenit ka ardhur për shkak se spitali nuk kishte paguar kompaninë që merrej me furnizimin.

Vdekjet ndodhën në një hark kohor prej 48 orësh dhe erdhën si pasojë e encefalitit, për shkak të ndërprerjes së oksigjenit që nisi të ndodhë që prej të enjtes në mëngjes.

Pjesa më e madhe e viktimave janë fëmijë të porsalindur.

Mjekët u përpoqën që të përdornin cilidra me gaz, por përpjekjet e tyre ishin të pa mjaftueshme.

Ngjarja në fjalë ka tronditur opinionin publik dhe ka çuar edhe në kërkesën për dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë atje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Mijëra njerëz në Ukrainë protestuan të dielën kundër arrestimit të udhëheqësit opozitar Mikheil Saakashvili, duke bërë thirrje për lir

   Franca nuk e aprovon vendimin e Shteteve të Bashkuara për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe nuk pranon të transferojë

   Kontinenti i Vjetër do të përballet me acar arktik.

   Maria Concetta Riina, vajza e Toto Riina-s, bosit të bosëve, gjatë një interviste për emisionin “Le Iene” ka deklaruar se për të ai nu

   Popullsia myslimane në disa pjesë të Evropës, duke përfshirë Britaninë, mund të trefishohet deri më 2050, thonë hulumtuesit.

   Egjipti ka njoftuar se janë zbuluar dy varreza të vogla antike, në jug të qytetit Luxor.

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe gjatë një takimi në Egjipt, e kanë dënuar vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trum

Këngëtarja 32-vjeçare është gjetur e vdekur në dhomën e saj të hotelit në Katar.

Një 70-vjeçare ka humbur jetën, pasi është gjetur e pajetë e asfiksuar në makinën e saj, teksa vazhdon ende kërcënimi dhe shkatërrimi nga

Ka ngjallur mjaft reagime qëndrimi i Papa Françeskut mbi lutjen më të njohur të krishterëve, "Ati Ynë".