Rëndohet bilanci i tragjedisë në Sri Lanka, ku tre kisha dhe tre hotele u goditën nga shpërthime të organizuara. Tragjedia e rëndë e ndodhur të dielën e pashkëve katolike u mori jetën të paktën 290 personave dhe 500 të tjerë mbetën të plagosur, pas sulmit terrorist.

Ndër tre viktimat, ishin edhe fëmijët e mitur të miliarderit të njohur danez Anders Holch Povlsen, aksioneri më i madh i firmës së njohur të veshjeve, ASOS.

Tre nga katër fëmijët e tij janë konfirmuar të vdekur nga Ministria e Punëve të Jashtme daneze, ndërsa ndodheshin me pushime në Sri Lanka. Ndërkohë deri më tani janë arrestuar 24 persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me sulmin e rëndë.