Rritet bilanci i tragjedise ne Xhenova. Mengjesin e sotem mediat italiane raportojne se numri i viktimave ka arritur ne 41.

Makina në të cilën udhetonte familja Cecala, i ati Cristian, nëna Dawna dhe 9 vjeçarja Kristal u gjeten te pajete nen rrenoja, pas shume kerkimesh.

Makina u zbulua natën, e shkaterruar plotësisht, nën një bllok të madh të çimentos që ishte pjesë e shtyllave të strukturës së shembur pranë bregut të majtë të Polcevera.

Nderkohe sot mbahet nje pjese tjeter e ceremonive mortore. Dje u zhvillua funerali i parë privat ku u varrosën 17 viktima.