Trajtimi i ujgurëve nga Kina, reagon Kanadaja: Gjenocid

23/02/2021 - 09:58

Parlamenti i Kanadasë ka votuar për të shpallur trajtimin që u bën Pekini ujgurëve si gjonocid, pak orë pasi Kina ka pretenduar se trajtimi i këtij grupi minoritar është "shembull i ndritshëm" i përparimit në fushën e të drejave të njeriut.

Kjo pikë, që përcakton se ujgurët në Kinë "kanë qenë dhe janë subject i gjenocidit", është miratuar në mënyrë unanime më 22 shkurt.

Parlamenti kanadez ka votuar për të miratuar edhe një amendament që kërkon bartjen e Lojërave Olimpike Dimërore nga Pekini, nëse Kina vazhdon trajtimin e njëjtë ndaj ujgurëve.

Marrëdhëniet në mes të Kinës dhe Kanadasë kanë qenë të tensionuara në vjetët e fundit dhe kjo masë pritet të përshkallëzojë edhe më shumë situatën.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, ka thënë javën e kaluar se ka pasur raportime të rëndësishme për abuzimet që kanë ndodhur në Ksinjiang, ku grupet për të drejta të njeriut besojnë se të paktën 1 milion ujgurë dhe minoritete tjera myslimane janë burgosur nëpër kampe.

Thirrjet për veprime nga Kanadaja forcojnë kërkesat e shteteve tjera perëndimore për të drejtat e njeriut në Kinë. Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë përdorur fjalën gjenocid kur përshkruajnë trajtimin e ujgurëve në Kinë.

Kina ka hedhur poshtë komente të tilla, duke e përshkruar Ksinjiangun si çështje të brendshme. Pekini pretendon se kampet atje synojnë të ofrojnë trajnim dhe të ndihmojnë në luftim të ekstremizmit islamik. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoritetet austriake kanë pezulluar injektimet me një seri të vaksinave kundër COVID-19 nga AstraZeneca, si një masë paraprake, derisa p

Projektligji i presidentit amerikan Joe Biden, për tu ardhur në ndihmë amerikanëve që të përballen me pasojat e pandemisë së koronavirusi

Dita e tretë e Papa Françeskut në Irak, do i kushtohet vizitimit të rajoneve veriore të vendit, të kontrolluara dikur nga militantët e IS

Ritmi i administrimit të vaksinave në SHBA vazhdon të përmirësohet në secilën ditë, duke e sjellë vendin më afër imunitetit të tufës. Kët

Italia ka raportuar 307 viktima si pasojë e koronavirusit të shtunën, ndryshe prej një dite më parë ku regjistroi 297 të tilla.

Senati amerikan miratoi të shtunën planin e Presidentit Joe Biden prej 1.9 trilionë dollarësh për ndihmën për koronavirusin, pas një sean

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për Covid 19, në

Qeveria amerikane ka bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft

Gjatë një tubimi ndërfetar në Irak, Papa Françesku deklaroi se në një kohë kur bota është prekur nga kriza ekonomike për shkak të pandemi

Libreza e vaksinimit në BE synon të ndihmojë për përballimin e pandemisë korona.