“Transformuan ekonominë e zhvillimit”, shpallen fituesit e Nobelit për Ekonomi

14/10/2019 - 15:13

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka ndarë çmimin Nobel për Ekonomi për ekonomistët; Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer, për punën e tyre në zbutjen e varfërisë botërore.

Banerjee dhe Kremer janë shtetas të SHBA-së, ndërsa Duflo ka nënshtetësi të dyfishtë amerikane dhe franceze.

“Hulumtimi i kryer nga këta ekonomistë ka përmirësuar ndjeshëm aftësinë tonë për të luftuar varfërinë botërore. Në vetëm dy dekada, qasja e tyre e re e bazuar në eksperimente ka transformuar ekonominë e zhvillimit”, tha Akademia.

Treshja fituese e çmimit do të ndajnë shpërblimin prej rreth 908 mijë dollarësh amerikanë. Javën e kaluar, në Stokholm u ndanë edhe çmimet Nobel për letërsi, mjekësi, fizikë, kimi dhe paqe.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Franca do të pranojë nga Turqia, 11 shtetas francezë të dyshuar si pjesëtarë të grupit ekstremist Shteti Islamik, një ditë pasi Ankaraja

”Financial Times” emëroi sot Roula Khalaf, drejtoreshë në redaksinë e saj.

Reshjet e shiut dhe përmbytjet kanë karakterizuar gjithë Italinë në orët e fundit.

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jimmy Carter 95 vjeç është shtruar në spital në Atlanta pas problemeve shëndetësore.

Disa vende europiane rivendosën kontrollet kufitare në vitin 2015, kur refugjatët erdhën në Europë.

Komisioni Europian miratoi për herë të parë tregtimin e një vaksine kundër Ebola-s.

Njëmbëdhjetë xhihadistët francezë të arrestuar në Turqi, u njoftua se do të dëbohen nga Ankaraja, si pjesë e një sërë dëbimesh të luftëta

Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me mafies nuk ka pranuar të dëshmojë në gjyq.

Presidenti aktual i Rumanisë, Klaus Iohannis, pritet të përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me ish-kryeministren Vior

Rajonet në lindje të Australisë paralajmërojnë se ditën e martë vendi mund të përballet me një katastrofë të vërtetë zjarresh.