Tre alpinistë humbin jetën për shkak të lodhjes

24/05/2019 - 15:33

Tre alpinistë kanë humbur jetën për shkak të lodhjes kur po zbristin malin Everest, duke e çuar në shtatë numrin e të vdekurve përgjatë një jave.

Shifrat e personave që kanë humbur jetën në malin Everest janë të larta. Shtatë të vdekur në një javë, më shumë se shifra totale për gjithë vitin e kaluar. Nepali ka lëshuar 381 leje që kushtojnë 11 mijë dollarë secila për t’u ngjitur në malin më të lartë të botës në kulmin e sezonit të alpinizmit.

Të enjten në këtë mal humbën jetën alpinistët Kalpana Das 52 vjeç dhe Nihal Bagwan 27 vjeç. Organizatori i turneut, Keshav Paudel i tha agjencisë së lajmeve AFP se Bagwan ishte bllokuar në trafik për më shumë se 12 orë për shkak të numrit të madh të alpinistëve, dhe ishte rraskapitur.

Numri i alpinistëve që ngjiten në malin Everest për vitin 2019 mund të kalojë rekordin e një viti më parë, kur 807 persona morën pjesë në këtë turne. Për shkak të numrit në rritje të alpinistëve që ngjiten në Everest dhe humbasin jetën, është kufizuar dhënia e lejeve për të marrë pjesë në turne gjatë sezonit pranveror.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-zv.presidenti amerikan Joe Biden, kandidat demokrat për president në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ka kërkuar nga presidenti Do

Bashkimi Evropian ka thënë se negociatorët britanikë dhe ata të BE-së janë pajtuar për të vazhduar diskutimet me qëllim të finalizimit të

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar të premten se mund të lirojë të burgosurit e grupit militant, Shteti Islamik (IS) në kufij

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një nga sulmet më vdekjeprurëse kundër ushtrisë në Burkina Faso muajve të fundit, raporton faqja e

Psikologët gjermanë kanë biseduar me refugjatët që qëndrojnë në qendrat e pritjes në Lajpcig, Gjermani.

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka shprehur keqardhjen për një fotografi të tijën në vitin 2001.

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka ofruar shuma të mëdha për ata që ndihmojnë në kapjen e qindra të burgosurve që janë arratisu

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, u “zu ngushtë” nga një person teksa po vizitonte spitalin ‘’Whipps Cross’’.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump emëroi Robert C O’Brien, si këshilltar për Siguri Kombëtare.

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi shpalli formimin e një partie të re pas largimit nga demokratët.