Një incident i rëndë u regjistrua në Skoci dhe rreth 30 automjete të shërbimit të urgjencës u thirrën në vendin e ngjarjes pranë Stoneheaven. Tre persona, përfshirë shoferin, kanë vdekur pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në Aberdeenshire, raporton Daily Mail.

Mendohet se treni rrëshqiti pas shirave të dendur dhe stuhisë të cilat shkaktuan përmbytje dhe përobleme me udhëtimin nëpër Skoci. Gjashtë persona janë dërguar në spital, megjithëse dëmtimet e tyre nuk besohet të jenë serioze.

Incidenti përfshiu trenin ScotRail nga Aberdeen në Glasgow Queen Street.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha më herët: “Jam i trishtuar kur mësoj për incidentin shumë të rëndë në Aberdeenshire dhe mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur. Faleminderit për shërbimet e urgjencës në vendngjarje.”