Një aksident tragjik i ka marrë jetën katër fëmijëve të moshës fillore në Holandë, pasi treni është përplasur me biçikletën me të cilën ata udhëtonin.

Fëmijët po merreshin nga shkollat lokale me biçikletë në qytetin jugor të Oss, në perëndim të Nijmegenit.

Sipas raportimeve, një tjetër fëmijë dhe një grua kanë marrë plagë të rënda.

Ende nuk dihen rrethanat që çuan në këtë aksident tragjik.