Të paktën 50 persona kanë humbur jetën, pasi janë përplasur nga një tren teksa me qindra ishin mbledhur mbi shina për të ndjekur një festival Hindu këtë të premte në veri të rajonit të Punjab.

 “Janë të paktën 50 viktima. Prioriteti ynë tanimë është të dërgojmë të plagosurit në spital”,- ka deklaruar një zyrtar policie për mediat lokale.