Vazhdojnë të rriten rastet me Covid-19 në Itali. Sipas buletinit zyrtar, në 24 orët e fundit janë regjistruar 19.143 persona të infektuar dhe janë kryer 182.032 tamponë, numri më i lartë që në fillim të emergjencës.

Ndërkohë janë shënuar 91 viktima, ndërsa një ditë më parë numri i personave që humbën jetën ishte 136. Në total, Italia ka shënuar 37 mijë vdekje që në nisje të pandemisë.

Në vend numërohen 6.628 vende në terapinë intensive, nga të cilët vetëm 15% janë të të zënë nga pacientët me Covid-19.