Dy sulme me armë kanë ndodhur në Gjermani në qytetin Hanau duke lënë të vdekur 11 persona dhe plagosur 5 të tjerë.

Mësohet se sulmi i parë ndodhi në një shisha bar në qendër të qytetit, ndërsa sulmi tjetër është shënuar në lagjen Keselshtadt.

Akoma nuk dihen motivet që çuan autorin në këtë sulm të rëndë, thuhet në një deklaratë të policisë, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Policia gjermane identifikoi autorin dhe ai bashkë me një person tjetër u gjetën të vdekur vetëm pak larg nga vendi i të shtënave, në Kesselstadt.

Ky sulm vjen vetëm 4 ditë pas një sulmi të ndodhur në Berlin ku mbeti i vrarë një person.