Është gjetur në Terzigno trupi i pajetë i Pasquale Vitiello, bashkëshorti i Immacolata Villani, 31-vjeçares që u ekzekutua një ditë më parë përpara shkollës fillore që frekuentonte vajza e saj.

Vitiello i ka dhënë fund jetën me të njëjtën armë, me të cilën ekzekutoi gruan e tij, me të cilën ishte në process divorci. Trupi i tij u gjet në një zonë me bimësi.

Karabinierët arritën të zbulonin trupin e pajetë, falë sinjalit të telefonit të tij. Vetëvrasja dyshohet të ketë ndodhur pak pas vrasjes së bashkëshortes, pasi vendi ku u gjet trupi është më pak se një kilometër larg shkollës ku qëlloi për vdekje 31-vjeçaren.