Trump akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhjet e Kongresit

18/09/2018 - 19:52

   Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar të martën Kinën për tentim të ndikimit në zgjedhjet për Kongres, që mbahen në muajin nëntor në Shtetet e Bashkuara.

Ky supozim ka shtuar një element tjetër shpërthyes në konfiktin mes dy shteteve, pasi Trump ka njoftuar të hënën vonë për vënie të tarifave prej 10 përqind në mallrat kineze në vlerë të 200 miliardë dollarëve duke nisur nga java e ardhshme.

Përveç tyre, Trump ka kërcënuar me tarifa shtesë nëse Kina vendos të hakmerret.
Pekini në anën tjetër ka njoftuar të martën se do të vendosë tarifa në mallrat amerikane në vlerë të 60 miliardë dollarëve.

Në një seri postimesh sulmuese nga ana e Trumpit, republikanët e të cilit rrezikojnë të humbin kontrollin në të dyja dhomat e Konrgesit, ka akuzuar Kinën për zgjerim të fushës së hakmarrjes, duke përmendur zgjedhjet.

“Kina ka treguar hapur se është duke tentuar të ndikojë dhe ndryshojë zgjedhjet, duke sulmuar bujqitë tanë dhe punëtorët industrialë për shkak të besnikërisë të tyre ndaj meje”, ka thënë Trump.

“Kina ka qenë në përparësi ndaj Shteteve të Bashkuara në aspektin e tregtisë për shumë vjet”. Ata po ashtu e dijnë se unë jam ai që di si t'i ndalojë”, ka deklaruar presidenti amerikan. Mirëpo Trump nuk e ka bërë të ditur se cilave deklarata të hapura të Kinës u është referuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjashtë fëmijë kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë të sëmurë pas një 'shpërthimi të rëndë' të një virusi potencialisht vdekjeprurës në

Këtë të martë janë gjetur pjesë të trupit të pajetë të gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi.

Një pako me lëndë shpërthyese është gjetur në kutinë postare Të shtëpisë së miliarderit George Soros në New York të Shteteve të Bashkuara

Një tifoz 53-vjeçar, i quajtur Karlo Valoni ka humbur jetën ditën e djeshme, pak minuta pasi ai ka dalë nga stadiumi “Tardini”, ku ishte

Personi që shfaqet në këtë foto është sozia i gazetarit të vrarë saudit Xhamal Kashogxhi.

Të paktën 11 civilë e kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të bombës së vendosur në skaj të rrugës në provincën Nangarhar në lindje

Miliarderi i rrëmbyer i Tanzanisë, Mohammed Dewji, është liruar vetëm 10 ditë pasi u kap nga njerëz të armatosur në qytetin e Dar es Sala

Britanikët, që janë të frikësuar nga një jetë jashtë Europës, do të mblidhen nga të gjithë cepat e vendit në Londër, në përpjekje për të

Tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump kanë ngadalësuar rritjen ekonomike të Kinës.