Trump anulon kufizimet për udhëtarët nga Evropa, administrata e Biden kundër

19/01/2021 - 11:19

Jen Psaki, zëdhënësja e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka kundërshtuar një lajmërim të presidentit Donald Trump se ndalesa për udhëtarët që nisen nga Evropa dhe Brazili drejt Shteteve të Bashkuara, do të mund të hiqet.

Kjo ndalesë ka nisur së aplikuari me qëllim të luftimit të koronavirusit. Psaki, e cila do të shërbejë si Sekretare për Media kur Biden të nisë së udhëhequri SHBA-në, ka thënë në Twitter se "pas këshillimit me ekipin tonë mjekësor", administrata nuk synon të heqë ndalesën.

"Në fakt, ne planifikojmë të rrisim masat e shëndetit publik sa i përket udhëtimit, me qëllim të luftimit të mëtejmë të përhapjes së COVID-19", ka shtuar ajo, duke iu referuar sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Komentet e saj kanë ardhur pak pasi Trump ka pretenduar se mund të pezullojë ndalesat për udhëtarët nga Evropa, zona Shengen, Britania, Irlanda dhe Brazili. Në njoftimin e Trumpit është përmendur edhe se ndalesat për udhëtarët nga Kina dhe Irani do të vazhdojnë të zbatohen.

Qendra amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka vendosur se nga 26 janari, shumica e udhëtarëve që arrijnë në SHBA, duhet të prezantojnë testin negativ për koronavirus, apo të shfaqin dëshmi se janë shëruar nga sëmundja COVID-19./Rel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbi 300 vajza janë rrëmbyer nga persona të armatosur gjatë një sulmi të radhës në një shkollë në Jangebe, Zamfara State në veriperëndim t

Qeveria belge kërkoi që 15 milionë maska ​​pëlhure, të cilat u shpërndanë falas në publik përmes farmacive verën e kaluar, të mos përdore

Përkrahësit e ish-presidentit Donald Trump që ndërmorën sulmin vdekjeprurës në Kapitol më 6 janar kanë lënë të kuptohet se duan të “hedhi

Në Bashkimin Europian janë shpërndarë 51,5 milionë doza të vaksinës, ndërsa janë injektuar deri tani 29,17 milionë doza.

Trendi në rritje i rasteve italiane është tashmë i dukshëm, me të infektuarit e rinj që janë 19886, ndërkohë që dje ishin 16424, dhe vikt

Etna nuk ndalet dhe vazhdon të befasojë dhe të japë spektakël.

Kompania AstraZeneca po përpiqet që t’ia dorëzojë Bashkimit Evropian vetëm 40 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, deri në fund të m

Një burrë nga Ukraina vrau aksidentalisht të fejuarën e tij me një pushkë disa ditë para dasmës së tyre.

Një automjet elektrik mjaft i lirë që shitet në Kinë për 4,500 dollarë tani po kalon shitjet e makinave të shquara elektrike të Tesla-s.

Një forme e re  e koronavirusit po përhapet me shpejtësi në New York dhe besohet se mund të dobësoje efektivitetin e vaksinave.