Trump dyfishon tarifat ndaj importeve të çelikut dhe aluminit të Turqisë

10/08/2018 - 17:45

   Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ka autorizuar dyfishimin e tarifave në çelik dhe alumin për importet nga Turqia, teksa rritet konflikti diplomatik pas ndalimit të një pastori amerikan në Ankara.

Përmes një postimi në Twitter më 10 gusht, presidenti amerikan ka përmendur zhvlerësimin e lirës turke kundër “dollarit tonë shumë të fuqishëm”.

“Sapo autorizova dyfishimin e tarifave në çelik dhe alumin teksa valuta turke, lira turke bie me shpejtësi në krahasim me dollarin tonë amerikan”, ka thënë presidenti amerikan.

“Tarifat në alumin tani do të jenë 20 përqind dhe çeliku 50 përqind. Marrëdhëniet tona me Turqinë nuk janë shumë të mira në këtë kohë”, ka shtuar ai.

Në muajin qershor, Shtetet e Bashkuara kanë vënë tarifa 10 përqind në importet e aluminit dhe 25 përqind në ato të çelikut kundër disa prej partnerëve globalë, duke e arsyetuar këtë vendim me praktika të padrejta tregtare.

Tarifat e reja kërcënuese që shënjestrojnë Ankaranë vijnë në kohën kur janë acaruar marrëdhëniet në mes të dy vendeve pas ndalimit në Turqi të pastorit amerikan, Andrew Brunson.

Pastori është arrestuar më 2016 me akuzat “për kryerje të krimit të lidhura me grupe terroriste pa qenë anëtar”.

Në akuzë ai është lidhur me separtistët kurdë, grup të cilin presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e fajëson për tentimet e dështura për puç më 2016.

Bruson që përballet me 35 vjet burgim, është transferuar në arrest shtëpiak më 25 korrik, teksa gjykimi për të vazhdon ende.

Më 26 korrik, Trump pati kërcënuar për të vënë “sanksione të ashpra” kundër Ankarasë nëse Qeveria nuk lejon Brunsonin të largohet menjëherë nga Turqia.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të paktën katër persona vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një tren u përplas pranë kryeqytetit të Marokut, Rabat.

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një nëne të re dhe foshnjës së saj vetëm disa muajshe, teksa bashkëshorti ndodhet në gjendje të rën

Policia gjermane tha se një sulmues i armatosur në stacionin kryesor hekurudhor të Këlnit “është vënë nën kontroll” dhe se gruaja që e mo

Është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, Paul Allen, i cili bashkëthemeloi me Bill Gates kompaninë e teknologjisë Microsoft.

Skenari i një mungesë marrëveshje midis Londrës dhe BE-se në negociatat për Brexit është më e mundshme se kurrë më parë, u shpreh sot pre

Çështja e emigrantëve të kthyer në kufirin italo-francez ka ndezur përsëri polemikat mes Italisë dhe Francës.

Të paktën 6 persona humbën jetën në komunën e  L’Aude, në jug të Francës, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje.

Presidenti amerikan Donald Trump akuzon shkencëtarët e ndryshimeve klimatike se kanë “axhendë politike”.

Një bombë artizanale shpërtheu në portën hyrëse të degës lokale të Lega Nordit në qytezën e vogël Ala në veri të Italisë.