Pak orë pas akuzave që i bëri Gjermanisë për vartësinë nga Rusia, Donald Trump ka bërë një kthesë drastike.

Pas takimit kokë më kokë me kancelaren Merkel, ai ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë marrëdhënie shumë të mira dhe do të intensifikojnë shkëmbimet tregtare.

Edhe pse e cilësoi Gjermaninë një vend që mbahet peng nga Rusia, Donald Trump duket se ka mbetur i kënaqur nga takimi me gruan që qeveris fuqinë ekonomike më të madhe të Europës.

‘Ishte një takim i madh. Kam një marrëdhënie shumë, shumë të mirë me kancelaren’, ka thënë Trump pas takimit kokë më kokë në kuadër të samitit të NATO-s në Bruksel.

Me kancelaren Merkel, presidenti amerikan ka diskutuar për çështjet tregtare dhe ato për shpenzimet ushtarake.