Trump i ofron ndihmë Kinës për trajtimin e Koronavirusit

27/01/2020 - 20:57

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump mësohet t’i ketë ofruar ndihmë Kinës lidhur me përpjekjet për të kontrolluar shpërthimin e një koronavirusi, i cili deri tani ka shkaktuar 81 viktima.

“Kemi komunikime shumë të afërta me Kinën, në lidhje me virusin. Shumë pak raste janë raportuar në SHBA, por janë rreptësisht nën vëzhgim. I kemi ofruar Kinës dhe presidentit Xi (Jinping) çdo ndihmë që është e nevojshme. Ekspertët tanë janë të jashtëzakonshëm”, - ka shkruar Trump në Twitter.

Qendra e shpërthimit të virusit është qyteti Wuhan i Kinës, me një popullsi prej 11 milionë banorësh. Ditën e sotme autoritetet në Kinë kanë raportuar vdekjen e parë nga virusi në Pekin.

Viktima është një person 50 vjeç, i cili ka qenë në Wuhan. Sipas zyrtarëve, shumica e viktimave janë pacientë të moshës 50 vjeç ose më të vjetër.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një djalë adoleshent, viktimë e bulizmit ‘gjithë jetën e tij’ ka vrarë veten në Britani pasi ndjente se nuk mund t’i shpëtonte ngacmimeve

Një tjetër paciente ka humbur jetën mbrëmjen e sotme nga koronavirusi në Itali.

Mbërrin në 10 numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Itali.

Regjistrohet rasti i parë i prekjes me koronavirus në Barcelonë dhe në Zvicër.

Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak.

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka rënë në kufirin mes Turqisë dhe Iranit.

Policia vazhdoi sot kontrollet në postblloqet përreth qyteteve italiane të izoluara, ndërsa autoritetet po përpiqen të frenojnë përhapjen

Kroacia ka konfirmuar rastin e saj të parë të koronavirusit.

Britania e Madhe ka shtuar masat për tu mbrojtur nga virusi vdekjeprurës, koronavirus.

Ka shkuar në shtatë numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.