Trump-it i zbulohet "plani sekret" i marrëveshjes me Meksikën

12/06/2019 - 15:27

Presidenti amerikan, Donald Trump ka treguar pa qëllim disa detaje të marrëveshjes të tij për imigrim me Meksikën për të cilat refuzoi t'i diskutonte me gazetarët, duke thënë se janë “sekrete”.

Mirëpo teksa ka bërë këto deklarata, ai ka mbajtur një letër në dorë që, ka treguar detajet e marrëveshjes, të cilën e kanë fotografuar më pas disa media.

Nga ku mësohet se presidenti Trump ka ashpërsuar rregullat me kufirin me Meksikën, duke kërcënuar me vënie të tarifave në importet e Meksikës nëse nuk ndalet vala e migrantëve. Në dokumentin e fotografuar shihet se Meksika është pajtuar për të ndalur migrantët. Aty po ashtu është thënë se nëse Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se masat nuk kanë pasur mjafueshëm sukeses, atëherë, Meksika detyrohet të marrë masa tjera ligjore.

Ministri i Jashtëm meksikan, Marcelo Ebrard, ka konfirmuar se Meksika ka vetëm 45 ditë për të treguar se ka kapacitet për të ndaluar valën e migrantëve. Aktualisht ky shtet do të angazhojë 6,000 pjesëtarë të Gardës Kombëtare në kufi me Guatemalën.

Megjithatë Ebrard ka përmendur se negociatorët amerikanë i kanë kërkuar Meksikës që të ndalojë plotësisht kalimin e meksikanëve në SHBA, mirëpo sipas tij, një gjë e tillë është e pamundshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këto ditë është mbajtur mesha e parë në Notre Dame që nga shkatërrimi i saj në muajin prill nga zjarri masiv.

Para raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të bashkisë së Stambollit, kandidati i AKP-së, Binali Yildirim në sondazhe qëndron pas kan

Një tërmet i magnitudës 7.4 goditi disa ishuj në Zelandën e Re sot dhe ekspertët thanë se kjo mund të shkaktojë ndryshime të vogla të niv

Në një përpjekje për të parandaluar ligjvënësit që të marrin pjesë në debat, dhjetëra mijëra aktivistë  bllokuan rrugët kryesore rreth se

Pas 8 muajsh kanë përfunduar hetimet për vrasjen e studentes Eleni Topaloudi, ngjarje e ndodhur në ishullin Rodos të Greqisë më 28 Nëntor

Turqia thotë se do t’i kundërpërgjigjet të gjitha sanksioneve të mundshme amerikane për shkak të blerjes nga Rusia të raketave mbrojtëse

Ligjvënësit konservatorë të Britanisë mbajtën të enjten të parin në një seri votimesh për të caktuar se kush do ta pasojë zonjën Theresa

“Të paktën 53 fëmijë kanë vdekur në Indinë veriore në 10 ditët e fundit nga një sëmundje vdekjeprurëse e trurit që besohet të ketë li