Trump kënaqet me shkallën e papunësisë: Gazetarët pa punë, lajm i mirë

27/05/2020 - 12:55

Marrëdhënia që Presidenti amerikan ka me gazetarët nuk shumë e mirë, por jo deri aty sa t’i gëzohet daljes së një grupi gazetarësh pa punë.

Revista ‘The Atlantic’, nisur nga pandemia e Covid-19, është detyruar që të shkurtojë 20% të stafit për shkak të krizës në mënyrë që të shpëtojë edhe nga falimentimi. Kjo e ka ngazëllyer presidentin.

“Lajme të shkëlqyera: Revista e mërzitshme dhe shumë e keqe, The Atlantic, po dështon me shpejtësi dhe sapo është detyruar të njoftojë se po pushon të paktën 20% të stafit të saj në mënyrë që të mbijetojë në të ardhmen. Kjo është një kohë e vështirë për të qenë në biznesin e Fake News”, ka shkruar Presidenti Trump në Twitter.

Ky reagim i Presidentit amerikan është kritikuar nga shumë gazeta por edhe nga vetë gazetarët e kësaj reviste, teksa ai është kënaqur për shkallën e lartë të papunësisë që ka tanimë SHBA-ja si pasojë e Covid-19.

Ata i kanë kërkuar Trump që të hartojë paketa ndihme ekonomike që t’ju vijë në ndihmë kompanive mediatike që po përballen me krizën, dhe ku një pjesë e madhe e gazetarëve janë pushuar nga puna.

‘The Atlantic’ është krijuar në 1857 në Boston dhe ishte një ndër revistat më prestigjioze amerikane që publikonte lajme në gjuhën angleze. Në vitin 2016, ‘The Atlantic’ u shpall si revista e vitit.

Kjo nuk është hera e parë që Trump sulmon mediat. Në Korrik të 2018 kreu i SHBA sulmoi një gazetar të CNN teksa ai e pyeti në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale. Trump e quajti atë një turp për vetë median CNN.

Një rast tjetër po në vitin 2018, presidenti amerikan sulmoi gazetarin Carl Bernstein pasi ky i fundit publikoi një shkrim në CNN, ku thuhej se ish-avokati Michael Cohen pranoi se Trump ishte në dijeni për takimin me rusët në Kullën Trump.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Mendoj se kam bërë një gabim. Mendoja se ishte një shaka, por nuk qenka kështu”.

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev i ka kërkuar qeverisë aktuale dhe prokurorit të përgjithshëm që të dorëhiqen.

Virusi është ende mes nesh, të mos ulim vigjilencën, thotë ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

"Nëse do të kisha folur për këtë në Kinë, ata do të më kishin burgosur ose ndoshta më keq.", tha Dr Li-Meng Yan, e cila u arrati

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se pandemia e koronavirusit mund të mposhtet vetëm përmes bashkëpunimit global dhe theksoi pje

Vijon trendi në ulje i numrit të viktimave dhe rasteve të reja në Itali si pasojë e virusit Covid-19.

Shifrat e koronaviruit në botë vijojnë të rriten me ritme në larta sidomos në SHBA dhe në Amrikën Latine.

Ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur vendimin e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për të rifilluar dialogun për normaliz

Në të gjithë botën, vendet kanë filluar të dalin nga bllokimi i COVID-19.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte e gjykoi të mundur që gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe q