Trump kërcënon se mund t’i lirojë të ndaluarit e IS-it në kufijtë evropianë

20/09/2019 - 21:04

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar të premten se mund të lirojë të burgosurit e grupit militant, Shteti Islamik (IS) në kufijtë evropianë, nëse Franca, Gjermania dhe shtetet tjera nuk i marrin të ndaluarit me kombësi të tyre.

“Unë kam mposhtur kalifatin”, u ka thënë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pas një takimi me kryeministrin e Australisë, Scott Morrison.

“Tani kemi mijëra të burgosur të luftës, pjesëtarë të IS-it. Ne jemi duke iu kërkuar shteteve prej nga kanë ardhur ata, nga Evropa, po kërkojmë që të marrin këta të burgosur të luftës. Ata mund t’i gjykojnë, mund të bëjnë çfarë të duan”, ka thënë presidenti amerikan.

“Deri më tani, ata kanë refuzuar”, ka thënë ndër të tjera presidenti amerikan, duke iu referuar Gjermanisë dhe Francës.

“Në një moment, unë do të them, më vjen keq mirëpo ju ose duhet t’i ktheni ata në vendet tuaj apo ne do t’i lejojmë të shkojnë në kufijtë tuaj, sepse Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë mijëra e mijëra persona që duhen të mbahen në Guantanamo Bay, për 50 vjetët e ardhshëm dhe të shpenzojnë miliarda dollarë”.

Përveç tjerash, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë ndihmuar shumë Evropës dhe nëse ata nuk i marrin militantët e IS-it, atëherë autoritetet amerikane do t’i lënë në kufijtë evropianë.

Aktualisht, mijëra luftëtarë të grupit ekstremist, Shteti Islamik, përfshirë shumë evropianë janë ndaluar në kampe të Sirisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbetet në shifra konstante bilanci ditor në Itali nga pandemia e koronavirusit.

Pamje irrituese nga SHBA. Një reporter i Deutsche Welles që raporton nga Mineapolis tronditet nga një e shtënë me armë.

Një aeroplan ka fluturuar mbi Detroit duke tërhequr disa pankarta të mëdha, ku shkruheshin fjalët e fundit të George Floyd para se të vdi

Prej ditës së sotme (3 qershor 2020), Italia hap kufijtë e brendshëm e të jashtëm.

Mijëra protestues në Paris kundërshtuan një urdhër të policisë për ndalimin e tubimeve si rezultat i koronavirusit, ndërsa u mblodhën të

Spanja, një ndër vendet europiane më të goditura nga pandemia e koronavirusit, sjell lajmin më të mirë të ditëve të fundit.

Emergjencat Civile në Itali raportuan një tjetër ulje të viktimave në vend në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit.

Raportimet e mediave në SHBA thonin se një polic dhe një para-ushtarak u goditën nga një automjet dje në Buffalo, New York, dhe u dërguan

Italia ka nisur një aplikacion për smartfonët, që dërgon një mesazh për të paralajmëruar qytetarët nëse ndodhen në afërsi të dikujt që ës