Trump ndryshon qëndrim për maskat dhe e krahason veten me personazhin e filmave: Dukem si Lone Ranger

02/07/2020 - 08:27

Presidenti amerikan Donald Trump, që ka kundërshtuar prej kohësh të mbante një maskë për fytyrën në publik, thotë se ai është “për maskat” dhe ato e bëjnë atë të duket si Lone Ranger.

Lone Ranger është një personazh filimi, ish-rojtar nga Teksasi i maskuar, i cili luftoi të jashtëligjshmit në Perëndimin e vjetër Amerikan me mikun e tij Tonto. Personazhi është quajtur një ikonë e qëndrueshme e kulturës amerikane.

Trump gjithashtu pohoi se maskat e fytyrës nuk kanë nevojë të bëhen të detyrueshme për të frenuar përhapjen e Covid-19. Ai përsëri parashikoi që infeksioni do të “zhdukej”, pasi SHBA kapi një rekord të ri prej 52 000 rastesh të të infektuarve në një ditë.

Vërejtjet e tij për Fox News vijnë një ditë pasi një republikan i lartë i bëri thirrje Trump të vinte një maskë si një shembull.

Tani SHBA ka gati 2.7 milionë persona të infektuar të konfirmuar me Covid-19 dhe më shumë se 128,000 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins, i cili është duke ndjekur pandeminë.

Çfarë tha presidenti?

Duke folur për Rrjetin Fox Biznes të mërkurën, Z. Trump tha: “Unë jam plotësisht për maskat”.

Kur u pyetën nëse ai do të vinte një të tillë, presidenti tha: “Nëse do të isha në një situatë të ngushtë me njerëz do të bëja, absolutisht”. Ai shtoi se njerëzit e kanë parë atë ta vendoste një më parë.

Z. Trump tha se ai nuk do të kishte “asnjë problem” për të mbajtur një maskë publikisht, duke e krahasuar veten me Lone Ranger.

Por presidenti përsëriti se ai nuk mendonte se duhej të ishte e nevojshme mbulimi i fytyrës në të gjithë SHBA-të, sepse ka “shumë vende në vend ku njerëzit qëndrojnë në distancë”.

“Nëse njerëzit ndjehen mirë për këtë, ata duhet ta bëjnë atë.” Z. Trump u pyet gjithashtu në intervistën e tij nëse ai ende beson se koronavirusi do të “zhduket” një ditë. “Po” tha ai. “Besoj. Po, sigurisht. Në një moment”.

Gjatë festimeve të Z. Trump për Ditën e Pavarësisë më 3 korrik në Mount Rushmore, përkrahësit e tij të pranishëm nuk do të detyrohen të veshin maska ose të ruajnë distancimin social.

Çfarë ka thënë Trump më parë për maskat?

Kur Qendrat e SHBA për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në prill filluan të rekomandojnë njerëzit të vendosin maska ose mbulesa në publik për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së virusit, zoti Trump u tha gazetarëve se nuk do të ndiqte praktikën.

“Nuk mendoj se do ta bëj atë”, tha ai atëherë. “Vendosja e një maskë për fytyrën ndërsa përshëndes presidentët, kryeministrat, diktatorët, mbretërit, mbretëreshat – thjesht nuk e shoh atë”.

Por zoti Trump ka theksuar vazhdimisht se zgjedhja për të ndjekur udhëzimet zyrtare shëndetësore rreth maskave është një vendim personal. Muajin e kaluar, ai i tha Wall Street Journal se disa njerëz mbajnë vetëm maska si një deklaratë politike kundër tij.

Në maj, gjatë një vizite në një fabrikë në Michigan, ai u tha gazetarëve se hoqi një maskën e fytyrës para se të dilte para kamerave sepse “ai nuk dëshironte t’i jepte shtypit kënaqësinë ta shihte ashtu”.

Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur zgjedhjen e presidentit duke thënë se të gjithë në kontakt me të janë testuar shpesh për koronavirus, dhe po kështu është edhe vetë zoti Trump. Vajza e presidentit Ivanka Trump, është parë gjithashtu me një maskë në publik.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria italiane ka zgjatur masat që synojnë të ndalojnë përhapjen e koronavirusit deri më 7 shtator, sipas një dekreti të lëshuar nga ka

Njerëzit në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara po lëvizin më shumë tani sesa në fillim të pandemisë.

“Kanë mbërritur në Institutin Spallanzani dozat e para të vaksinës të bëra në Itali dhe nga 24 gusht ne jemi gati për eksperimentimin

Infeksionet nga koronavirusi në Itali vazhdojnë të rriten. Në 24 orët e fundit ka pasur 552 raste të reja, krahasuar me 402 ditën e djesh

Shkencëtarët në Londër që kanë prodhuar një vaksinë sintetike me dozë të ulët për COVID-19, po e zgjerojnë testimin e saj tek më shumë vu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi ku një avion me 191 pasagjerë në bord që fluturonte nga Dubai drejt Kozhikode në Indi është përpla

Presidenti i Libanit, Michel Aoun tha se hetimet rreth shpërthimit të depove në Bejrut nuk kanë arritur të përcaktojnë nëse është shkaktu

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 2,000 vdekje të shkaktuara nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Më shumë se 40,000 vetë nënshkruan një peticion dhe kërkojnë që Franca të marrë nën kontroll Libanin pas shpërthimit vdekjeprurës në Bejr

Demonstrata të dhunshme anti qeveritare kanë nisur në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, pas shpërthimit vdekjeprurës në portin e kryeqytetit