Trump: Nëse ndodh vala e dytë e koronavirusit, SHBA nuk do të mbyllet më

22/05/2020 - 17:29

Presidenti Donald Trump vazhdon të bëjë presion ndaj shteteve që të rihapin bizneset pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme ndaj koronavirusit.

Komentet Presidenti i bëri ndërsa vizitoi të enjten një fabrikë të prodhimit të automobilave në Miçigan e cila tashmë po përdoret për prodhimin e respiratorëve për pacientët me COVID-19.

Të 50 shtetet kanë njoftuar plane për t’u rihapur të paktën pjesërisht pas vendimeve për mbyllje që kanë dëmtuar ekonominë amerikane. Presidenti tha se edhe nëse do të ketë një valë të dytë shpërthimi të koronavirusit “SHBA nuk do të mbyllet”.

Gjatë fjalimit të tij presidenti tha se “një bllokim i përhershëm nuk është një strategji për një shtet të shëndetshëm apo një vend të shëndetshëm”.

Vendi është gati “për një rikthim epik” shtoi zoti Trump.

Në nëntë javët e kaluara 38.6 milionë amerikanë aplikun për të përfituar pagesën e papunësisë.

Në SHBA të premten u regjistruar mbi 1 milion e 577 mijë të prekur nga koronavirusi dhe rreth 95 mijë të vdekur. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident ajror në Itali u ka marrë jetën dy notarëve të talentuar italianë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta shpallin grupin antifashist “ANTIFA” një organizatë terroriste.

Në 24 orët e fundit numri i viktimave me koronavirus në Itali ka pësuar ulje, ku janë shënuar 75 të vdekur si dhe 355 të infektuar më shu

Numri i rasteve të prekura me koronavirus në gjithë botën e ka tejkaluar shifrën 6 milionë, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkin

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të shqyrtojnë sërish vendimin për ndërprerje të bashkëpunimit me Organizatën

Kryeministri rumun, Ludovic Orban është gjobitur 600$ për duhanpirje në ambient të mbyllur dhe mbajtje të takimit në ndërtesën e qeverisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se do të shtyjë deri në shtator Samitin G7 që ishte planifikuar të mbahej në qershor

Nëse jetoni në një vend të pasur dhe doni një shembull të tregtisë dhe bashkëpunimit global, mjafton t’i hidhni një sy pjatës suaj të dar

Nipi i Mbretit të Belgjikës, Filipes, Princi Joakim ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, pasi ka marrë pjesë në një festë në S

Agjencia hapësinore e SHBA, Nasa ka kryer pak më parë lëshimin historik të mjë mjeti hapësinor privat, që transporton astronautët e saj d