Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të hënën se aplikacioni për shpërndarjen e videove në pronësi të TikTok do të “dalë jashtë përdorimit” në Shtetet e Bashkuara, nëse nuk do t’i shitet një firme amerikane deri më 15 shtator.

“Do të mbyllet më 15 shtator, përveç nëse Microsoft ose dikush tjetër është në gjendje ta blejë atë dhe të hartojë një marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve.

Më herët, komania amerikane Microsoft, gjiganti i teknologjisë në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se është duke vijuar bisedimet për blerje të aplikacionit kinez, TikTok në territorin amerikan.

Shefi i Microsoftit, Satya Nadella ka zhvilluar një bisedë me presidentin amerikan, Donald Trump rreth kësaj çështjeje teksa ka theksuar se “vlerëson rëndësinë” e shqetësimeve të presidentit amerikan për këtë aplikacion.

Zyrtarët e SHBA-së kanë thënë se TikTok paraqet një rrezik kombëtar për shkak të përdorimit që u bën të dhënave personale.