Trump nuk pranon humbjen, Biden prezanton emrat kyç të kabinetit

23/11/2020 - 21:55

Edhe pse presidenti aktual Donald Trump nuk e ka pranuar humbjen e zgjedhjeve presidenciale, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka prezantuar sot anëtarët kryesorë të kabinetit të tij për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare.

Alejandro Mayorkas është caktuar nga Biden në postin e sekretarit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe do të jetë i pari me origjinë latine në këtë agjenci. Mayorkas, i cili ka shërbyer dhe më parë në postin e zv/sekretarit, i është ngarkuar detyra për rindërtimin e këtij Departamenti, të goditur rëndë nga politikat e forta kundër emigracionit të Trump, ku shpesh herë u ndanë dhe familje të tëra në kufirin mes SHBA dhe Meksikës.

Avril Haines, një ish zyrtare e CIA dhe zv/këshilltar për sigurinë kombëtare është caktuar të drejtojë Inteligjencën Kombëtare dhe do të jetë gruaja e parë në këtë post kaq të rëndësishëm.

Bie në sy rikthimi në administratën e Biden emri i John Kerry, i cili do të jetë i dërguari special i presidentit për çështjet e klimës. Kerry njihet dhe si një ndër mbështetësit kryesore të Marrëveshjes së Parisit, nga e cila presidenti Trump u tërhoq.

Më herët mediat raportuan se presidenti i zgjedhur kishte caktuar si Sekretar të Shtetit, Antony Blinken dhe Linda Thomas-Greenfield, ambasadore në Kombët e Bashkuara.

Blinken, një bashkëpunëtor i ngushtë i Biden ka shërbyer më parë dhe në rolin e një ndihmës këshilltari në administratën e Obamës.

“Këta individë janë me eksperiencën e nevojshme dhe janë testuar në sfida të mëparshme po aq sa janë dhe inovativë dhe krijues. Arritjet e tyre në diplomacy nuk kanë të krahasuar, por gjithashtu reflektojnë idenë se nuk mund të arrijmë të përballemi me sfidat e momentit me mendime të vjetëruara dhe zakone të pandryshuara apo pa diversitet dhe prespektivë”, shkruan Biden në një deklaratë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Trashëgimtari i Samsung-ut, Lee Jae Yong është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burg nga një gjykatë e lartë në Korenë e Jugut, për shkak

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, thuhet se po planifikon të bëjë rreth 100 falje dhe ulje d

Brazili një prej vendeve të goditura më rëndë nga pandemia, ka nisur vaksinimin duke filluar me stafin mjekësor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa shtete europiane kanë reaguar për ndalimin e politikanit rus Alexei Navalny, i cili mbërriti dit

Më shumë se 700.000 punonjës shëndetësor në Turqi kanë pranuar një dozë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në 4 ditët e pa

E gjithë Europa është përfshirë këtë fundjavë nga një valë acari me origjinë nga Rusia. Temperaturat disa gradë nën zero sollën këtë të d

Bilanci i sotëm italian regjistron 12145 infeksione me koronavirus nga mbi 211 mijë tamponë të kryer.

Policia ruse arrestoi Alexei Navalny, sapo zbriti nga avioni, thanë avokati i tij, shërbimi i burgut dhe dëshmitarët për Reuters.

Zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris, do të japë zyrtarisht dorëheqjen nga roli i saj si senatore e Kalifornisë të hënën.

Policia e Ekuadorit sekuestroi 1,3 ton kokainë, të fshehur në një kontejner të destinuar për në Estoni, njoftoi sot ministri i Brendshëm