Trump pagoi për heshtjen e aktores së filmave porno

Postuar: 13/01/2018 - 22:24

   Donald Trump ka paguar 130 mijë dollarë për të blerë heshtjen e një ish-aktoreje të filmave për të rritur. Lajmi publikohet nga Wall Street Journal, që shkruan se në Tetor të 2016-ës, vetëm një muaj nga zgjedhjet presidenciale, avokati i Michael Cohen, i ka paguar shumën aktores Stephanie Clifford, për të mos bërë publike një histori seksuale me Donald Trump.

Ngjarja, sipas WSJ, ka ndodhur në vitin 2006, në kohën kur miliarderi njujorkez ishte martuar me gruan e tij, Melania Trump. Takimi mes të dyve është bërë në një turne golfi për njerëzit e famshëm, në kufirin mes Kalifornisë dhe Nevadës.

Historia e marrëdhënies së Trump me ish-aktoren e filmave për të rritur nuk është e re në SHBA, madje është hedhur poshtë nga Shtëpia e Bardhë, e cila në këtë rast, kur mësohet se është blerë heshtja e Stephanie Clifford nuk ka dhënë ende një koment.

Vetë avokati i presidentit Trump i ka mohuar këto akuza duke i quajtur si lajm i rremë.

Gjatë kohës kur ishte kandidat, presidenti amerikan është akuzuar shpesh edhe për mizogjini, veçanërisht pas publikimit të videos ku ai bënte komente fyese ndaj grave.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Të paktën 47 persona, mes të cilëve shumë fëmijë, mbetën të plagosur në një incident rrugor, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u

Një foshnje 14 muajshe është kafshuar në kokë nga qeni i familjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bergamo të Italisë.

Dy prindër janë arrestuar në Kaliforni, pasi policia ka gjetur 13 fëmijët e tyre që dyshohet se janë mbajtur robër në shtëpinë e tyre.

   Princi saudit Alwaleed bin Talal është transferuar në një burg të sigurisë maksimale, pasi refuzoi të paguajë 6 miliardë dollarë si pj

Një incident i tmerrshëm ka ndodhur në Xhakarta, ku është rrëzuar tavani i ndërtesës së bursës së vendit, duke shkaktuar plagosjen e të p

Një skaf me 31 pasagjerë ka shpërthyer të dielën (14 janar) ku mbetën të plagosur 16 persona, 6 prej tyre në gjendje të rëndë për jetën,

Franca dhe Gjermania, do të tentojnë të krijojnë një moment të ri në përpjekjet e tyre të zvarritura për reforma në Bashkimin Evropian, p

Avokati i Donald Trump i ka paguar një ylli pornografik 130.000 dollarë që të mos flasë publikisht me gjasë për aferën me presidentin e s

Dhjetë të plagosur, dy prej të cilëve gra, është bilanci që la pas një konflikt për pronën, çka çoi që dy familje të rrëmbejnë gurët, shk

Më shumë se 12 milionë kuti qumështi pluhur janë tërhequr nga 83 vende në mes të skandalit për salmonelë që ka përfshirë kompaninë france