Trump: Përdorimi i dhunës në Hong Kong pengon bisedimet tregtare

19/08/2019 - 08:49

Në Hong Kong dhjetëra mijëra protestues përfunduan javën e 11-të radhazi të demonstratave pro-demokracisë, përkundër paralajmërimeve të Pekinit se mund të ndërhyrjë për t’i ndalur ato. Ditët e fundit të protestave, nuk janë shënuar përplasje me policinë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Kinën që një sulm i stilit Tiananmen (Sheshi i Pekinit, ku më 1989 u shtypën protestuesit) ndaj protestuesve të Hong Kongut do të pengonte bisedimet tregtare midis dy vendeve.

“Unë mendoj se do të ishte shumë e vështirë të merremi vesh, nëse ushtrojnë dhunë”, tha ai para se të nisej në Morristown, New Jersey. Trump përsëri i kërkoi presidentit kinez, Xi Jinping, të “ulet në bisedime” me drejtuesit e protestës.

Administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur tarifa ndaj importeve kineze në vlerë prej qindra miliarda dollarësh, si pjesë e një përpjekje për të riformuar marrëdhëniet tregtare me Kinën.

Protestat në Hong Kong u nxitën nga një projekt-ligj që do të lejonte të dyshuarit të përballen me gjyq në territorin e Kinës, përderisa kritikët thonë se të drejtat e tyre do të komprometohen.

Projekt-ligji u pezullua nga ana e autoriteteve të Hong Kongut, por kërkesat e protestuesve janë rritur duke përfshirë dorëheqjen e udhëheqëses Carrie Lamit, zgjedhje të drejtpërdrejta, shpërbërjen e legjislaturës aktuale dhe një hetim mbi brutalitetin e dyshuar të policisë.

Hong Kongu është pjesë e Kinës, por gëzon më shumë autonomi sesa rajonet e tjera kineze.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e tre personave të tjerë në Itali duke e çuar në 17 numrin total të viktimave, ndërkohë që sipas të dhë

Japonia do të kërkojë mbylljen e të gjitha shkollave nga dita e hënë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, ka thënë kryemin

Mjekimi i përdorur prej shumë kohësh me klorokinë kundër malaries ka treguar se është efikas edhe për shërimin nga koronavirusi.

Papa Francesku u detyrua që të anulojë një vizitë në Romë, ku do të takohej me klerikë te tjerë, për shkak të problemeve me shëndetin.

Shkon në 14 numri i viktimave dhe në 528 i të infektuarve nga koronavirusi në Itali, ndërkohë që intensifikohen përpjekjet ndërkombëtare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një moment kur e gjithë vëmendja është drejt koronavirusit.

2,807 persona kanë humbur jetën e ndërsa 82,222 të tjerë janë infektuar!

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Danimarkë, Norvegji si dhe në Rumani.

Arabia Saudite me anë të një vendimi do të ndaloje vizitën në dy vendet e shenja, Mekë dhe Medine.

Senatori amerikan Bernie Sanders ishte në shënjestër të rivalëve të tij për emërimin presidencial demokrat në debatin e fundit televiziv