Trump prezanton planin për paqe në Lindjen e Mesme

28/01/2020 - 11:26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të shpalosë sot planin e tij për paqe në Lindjen e Mesme, edhe pse udhëheqësit palestinezë e kanë refuzuar atë.

Trump tha të hënën, gjatë një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Uashington, se plani i tij “ka shumë kuptim për secilin”.

“Palestinezët me siguri se nuk do ta duan fillimisht. Por, në fund do ta duan. Është shumë i mirë për ta”, tha Trump.

Kryeministri palestinez, Muhammad Shtayyeh, e cilësoi planin si “komplot për të likuiduar çështjen palestineze”.

Udhëheqësit palestinezë thonë se ata nuk janë ftuar në Uashington për prezantimin e “projektit të fshehtë të paqes” të presidentit Trump.

Ata druajnë se me këtë plan, SHBA-ja do ta njohë Bregun Perëndimor, të cilin ata e duan për shtetin e tyre të ardhshëm, si pjesë të Izraelit.

Bregu Perëndimor është pushtuar nga Izraeli në luftën arabo-izraelite në vitin 1967.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kina raportoi një rënie të fortë të numrit të vdekjeve dhe raste të reja me koronavirus të shtunën, por zyrtarët e Organizatës Botërore t

Universiteti i Queenslands në Australi ka deklaruar se ka gati një vaksinë testuese kundër koronavirusit.

Ndërsa në rajonet Lombardi dhe Veneto, në Itali shënohet rritje e numrit të personave të prekur me koronavirus, 51 të prekur deri më tani

Rrugë e sheshe bosh, farmacistë me maska. Kjo është pamja e qytetit Kodonjo, Itali mëngjesin e 21 shkurtit. 

Shënohet viktima e dytë në Itali nga koronavirusi i ri. Bëhet fjalë për një grua në Lombardi.

Në Itali, është shënuar viktima e parë nga virusi kinez, një nga dy shtetasit venecianë të shtruar në spital të infektuar nga koronavirus

Në një deklaratë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, qeverisë turke i shprehen ngushëllimet për dëshmorët e rënë në Idlib, duke iu shpre

Ndërsa ka shkuar në 16 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali, autoritetet kanë forcuar masat për të parandaluar përhap

Shkon në 16 numri i të prekurve nga koronavirusi në Itali. Të gjitha rastet janë regjistruar në veri të vendit.

Gjashtë persona të prekur me koronavirus në Itali. Një 38-vjeçar italian rezulton i prekur nga virusi vdekjeprurës në Lombardi.