Trump refuzon takimin me Maduron: Mund të dërgoj ushtrinë

04/02/2019 - 10:27

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të dielën se dërgimi i trupave ushtarake në Venezuelë është një mundësi që mbetet për t’u shqyrtuar, ndërsa refuzoi një takim të mundshëm mes tij dhe Presidentit socialist Nicolas Maduro. Në një intervistë për CBS News, Trump përsëriti se ndërhyrja ushtarake mbetet e hapur. Ai tregoi se Maduro i kishte kërkuar takim disa muaj më parë.

Komentet e Trump vijnë në një kohë kur Venezuela është në prag të luftës civile dhe shtetet perëndimore po ushtrojnë presion mbi Maduron. Lideri i opozitës, Guaido është vetëshpallur President i Venezuelës, pas protestave masive popullore kundër regjimit të Nicolas Maduro. SHBA ishte e para që njohu Guaidon si President pas vetëshpalljes së tij. Ndërsa të dielën, skadoi afati që vendet e BE-së i kishin lënë Maduros për të organizuar zgjedhje të parakohshme presidenciale, duke u renditur kështu në krah të Guaidos. Nga ana tjetër, Rusia, Kina dhe Turqia po mbajnë anën e Presidentit Maduro.

Javën e kaluar, administrata Trump vendosi sanksione ndaj kompanisë së naftës për të dobësuar regjimin e Maduros. Këto sanksione mund të dobësojnë edhe ekonominë e Veneuelës, e cila tashmë po përballet me krizë humanitare. Protestat shpërthyen pikërisht pas pakënaqësive ndaj regjimit, ku njerëzit po përballen me papunësi, varfëri dhe mungesë të theksuar të shërbimeve bazë. Ndërsa, qeveria e Presidentit Maduro e mohon që vendi të jetë në krizë humanitare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zviceranët do të vendosin të dielën me referendum nëse do të braktisin marrëveshjen e lëvizjes së lirë të njerëzve me Bashkimin Europian.

Në Pulia të Italisë është bërë një studim që pritet të shmangë trajtimin e kancerit me kimioterapi.

Administrata Trump ka propozuar të eliminojë “kohëzgjatjen e statusit” për vizat për studentët ndërkombëtarë, vizitorët e programeve të s

Të paktën 22 studentë të Forcave Ajrore të Universitetit të Kozhedub në Ukrainë, kanë ndërruar jetë si pasojë e një incidenti ajror.

Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për të shmangur ndërhyrjen në zgjedhje dhe çështje të t

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në të gjithë globin mund të dyfishohet para se një vaksinë e suksesshme të përdoret gjerësisht – dhe mun

Miliona artikuj të falsifikuar, përfshirë 27 milionë maska të fytyrës, janë konfiskuar në Evropë.

Edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka lavdëruar publikisht Italinë për menaxhimin e situatës së përhapjes së pandemisë në muaj

Katër persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë në një sulm me armë të ndodhur në Paris.

Një oficer policie është qëlluar për vdekje në një stacion policor në qytetin e Croydon të Anglisë.