Trump: Shpërthimi në Liban mund të ketë qenë sulm

05/08/2020 - 08:37

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se shpërthimi masiv në Bejrut të Libanit mund të ketë qenë një sulm.

“Duket si një sulm i tmerrshëm”, tha Trump gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha se ai ishte takuar me disa gjeneralë amerikanë, të cilët, sipas tij, mendojnë se “incidenti ishte një sulm”.

Megjithatë, zyrtarët libanezë kanë thënë se shpërthimi ka të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të disa tonë kimikateve, që ishin ruajtur në kushte të këqija, në një depo pranë portit të qytetit të Bejrutit.

Shpërthimi la të vrarë të paktën 100 njerëz dhe mijëra të tjerë të plagosur.

Autoritetet kanë thënë se numri i viktimave mund të jetë më i lartë.

Incidenti shkaktoi dëme të shumta materiale, duke e bërë qytetin e Lindjes së Mesme të ngjante me një zonë të luftës. Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassani tha se numri i viktimave pritet të rritet.

Shpërthimi vjen në një kohë të ndjeshme për Libanin. Vendi po përballet me një krizë ekonomike, pandeminë e koronavirusit dhe demostrata masive kundër varfërisë. Tensionet janë gjithashtu të larta pasi të premten, një gjykatë e Kombeve të Bashkuara, pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të ish-kryeministrit, Rafik Hariri. Ai ishte vrarë më 2005-n. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pesë mijë klube, përfshirë restorante, piceri dhe bare në kryeqytet, të menaxhuara nga Camorra. Kjo është ajo që del nga një hetim i kara

Është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në Britaninë e Madhe.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, një agjenci e pavarur që operon pranë BE ka përditësuar listën e kuqe të s

Vijon të shënojë rritje numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali.

Kryeministri i Kebekut njoftoi sot kufizime të reja për rajonet e Montrealit dhe Kebekut që kalojnë në nivelin më të lartë të alarmit për

Situata po eskalon në kufirin Armeni- Azerbajxhan teksa pala e parë tashmë akuzon zyrtarisht Turqinë se ka ndërhyrë në luftë dhe ka sulmu

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të martën se një milion vdekje nga COVID-19 ishte “një moment shumë i trishtuar”,

Banka Botërore paralajmëroi se pandemia e koronavirusit mund t’i varfërojë 38 milionë njerëz në Azinë Lindore dhe në Paqësor.

Organizata botërore Amnesty International ka tërhequr operacionin e saj nga India. Organizata në një njoftim bën me dije se qeveria e Ind

Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje një mësuese në Kinë, me akuzat për helmimin e 25 fëmijëve, njëri prej të cilëve vdiq.