Presidenti amerikan Donald Trump sugjeron ndërtimin e një muri përgjatë shkretëtirës së Saharasë për të frenuar krizën e emigrantëve në Europë.

Lajmi u bë publik nga ministri i Jashtëm spanjoll, Josep Borrell. Muri në Sahara nuk mund të jetë më i madh se ai në kufirin me Meksikën, mësohet të ketë thënë Trump. Presidenti amerikan erdhi në pushtet në vitin 2016, me premtimin se do të ndërtonte mur në kufir 3100 km të gjatë.

Spanja nuk ka sovranitet në Shkretëtirën e Saharasë, por dy enklava të vogla në Afrikën Veriore varen nga qeveria në Madrid, të cilat shpesh kanë tërhqeur shumë emigrantë drejt Europës.