Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nuk i ndahet OBSH-së dhe kësaj radhe ështëtreguar i qartë pasi i ka dërguar një letër- ultimatumi.

Trump i rendit gabimet OBSH-së në 4 faqe letër, teksa në fund i jep kohë 30 ditë të bëjë përmirësime thelbësore.

Nëse kjo nuk ndodh, Trump thotë se do i ndërpresë përherë fondet e SHBA-së për OBSH-në si dhe do të vihet në diskutim edhe anëtarësimi i SHBA-së në organizatë.

Si argument Trump thotë se nuk mund të harxhojë miliona për një organizatë që nuk është në interes të amerikanëve.