Trump: Yovanovitch nuk e vari fotografinë time në ambasadë

22/11/2019 - 22:07

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e kritikoi ish-ambasadoren e SHBA-së në Ukrainë, Marie Yovanovitch, duke thënë se ajo ka refuzuar ta varë fotografinë e tij në ambasadën amerikane në Ukrainë.

“Kjo ambasadore, për të cilën të gjithë thonë se ishte e mrekullueshme, nuk e ka varur fotografinë time në ambasadë”, tha Trump në një intervistë për Fox News.

Presidenti nuk dha detaje të tjera për këtë çështje.

Yovanovitch dëshmoi javën e kaluar para një paneli të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, në kuadër të hetimeve që po bëhen për shkarkimin e presidentit Trump.

Trump akuzohet se i ka bërë presion presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të zbuluar informacione të dëmshme për njërin nga sfiduesit e tij kryesorë demokratë, Joe Biden, dhe djalin e tij, shkruan Rel.

Trump e mohon çdo keqbërje, por kërkimi i ndihmës nga jashtë për të fituar zgjedhjet në SHBA, është akt i paligjshëm.

Yovanovitch, diplomate e karrierës, është tërhequr nga ambasada amerikane në Kiev në maj, dy muaj përpara telefonatës së Trumpit me Zelenskyn.

Në bisedën për Fox News, Trump iu referua Yovanovitchit si “grua” dhe tha se ka dëgjuar “gjëra të këqija për të”.

Yovanovitch ka qenë njëra nga 12 dëshmitarët që kanë dëshmuar gjatë dy javëve të fundit në rastin Trump.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Senatori amerikan Bernie Sanders ishte në shënjestër të rivalëve të tij për emërimin presidencial demokrat në debatin e fundit televiziv

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të mërkurën se rritja e papritur e numrit të të prekurve me koronavirus në Itali, Iran d

11 është numri zyrtar i viktimave të shënuara në Itali nga koronavirus, ndërsa 352 janë të infektuar, mes tyre edhe 4 fëmijë.

Koronavirusi është kthyer në një kërcënim global dhe në qendër të vëmendjes të të gjithë botës për shkak të përhapjes së tij  të frikshme

Një kompani farmaceutike nga Cambridge, Massachusetts pretendon se është afër shpikjes së vaksinës së parë kundër koronavirus.

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmëruan amerikanët të përgatiten për një përhapje të mundshme të koronavirusit.

Zëvendësministri i Shëndetësisë i Iranit është infektuar me koronavirusin e ri.

Italia po kalon orë të vështira nga koronavirusi.