Turqia arreston 228 persona të dyshuar për lidhje me Gulenin

18/02/2020 - 09:27

Prokurorët turq që po hetojnë ushtrinë dhe ministrinë e Drejtësisë, urdhëruan arrestimin e 228 personave për lidhje të dyshuara me rrjetin, për të cilin Ankaraja thotë se ishte pas një përpjekjeje për grusht shteti në vitin 2016.

Autoritetet turke në vazhdimësi kanë goditur ndjekësit e pretenduar të klerikut mysliman me qëndrim në SHBA, Fethullah Gulen, që nga një grusht-shtet i dështuar në korrik të vitit 2016, në të cilën u vranë rreth 250 njerëz.

Në kuadër të operacionit më të ri, prokurorët urdhëruan arrestimin e 157 personave, përfshirë 101 oficerë që ishin në shërbim. Agjencia tha se operacioni ishte i bazuar në provincën perëndimore të Izmirit por shtrihej edhe në 43 provinca tjera.

Prokurorët në kryeqytetin e Ankarasë urdhëruan arrestimin e 71 personave pas një hetimi që shënjestronte mbështetësit e supozuar të Gulenit në Ministrinë e Drejtësisë. Prej tyre, 33 punonin aktualisht në ministri.

Që nga përpjekja për grusht shteti, rreth 80.000 njerëz janë burgosur dhe janë në pritje të gjyqit dhe rreth 150,000 shërbyes civil, personel ushtarak dhe të tjerë u pushuan ose u pezulluan nga puna.

Vendet perëndimore dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar masat e Turqisë, ndërsa Ankaraja ka mbrojtur veprimet duke i arsyetuar se janë përgjigje e nevojshme ndaj kërcënimit të sigurisë. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Demokracia vazhdon të funksionojë, madje edhe me mjete të reja.” Me këto fjalë, Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar sërish një numër i lartë vdekjesh nga pandem

Masat globale të bllokimit për të ndalur përhapjen e koronavirusit, në dukje të parë e kanë bërë botën shumë më të qetë, diçka kjo e vënë

Shtetet e Bashkuara thyen një rekord të ri botëror për numrin e viktimave ditore nga koronavirusi.

Sipas një raporti të shërbimeve sekrete të SHBA-së përgatitur për Shtëpinë e Bardhë Pekini e ka ulur numrin e rasteve të të infekturve me

Vijon bilanci tragjik në Spanjë sa i përket numrit të viktimave nga koronavirusi.

Rumania rrezikon shtyrjen e zgjedhjeve lokale në fund të qershorit.

Banka Botërore ka financuar një paketë emregjence për t’i ardhur në ndihmë vendeve të Europës dhe Azisë Qëndrore në luftën kundër koronav

Kryeministri italian, Giuseppe Conte i është përgjigjur Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila një ditë më i kë