Turqia dëbon mbi 50 mijë emigrantë nga Stambolli

15/11/2019 - 21:22

Turqia ka dëbuar mbi 50.000 emigrantë nga Stambolli, përfshirë më shumë se 6,000 sirianë, që nga fillimi i një fushate kundër migracionit të paligjshëm. Zyra e guvernatorit të Stambollit tha se 42.888 migrantë “të paligjshëm” ishin arrestuar dhe dërguar në qendrat e riatdhesimit, me qëllim, largimin e tyre nga Turqia. Në njoftim nuk u bë e ditur kombësia e tyre.

Mirëpo raportohet se 6.416 sirianë ishin vendosur në “qendra të përkohshme strehimi”. Fushata e autoriteteve turke kishte për qëllim zvogëlimin e numrit të refugjatëve të paregjistruar në Stamboll, që njihet si qendër ekonomike dhe qyteti më i madh i Turqisë.

Në Turqi janë rreth 3.6 milion refugjatë sirianë, megjithëse teknikisht ata janë vetëm nën “mbrojtje të përkohshme”, sepse qeveria nuk u ofron atyre statusin e refugjatit zyrtar. Sipas rregullave, ata duhet të qëndrojnë në provincën në të cilën u është caktuar, dhe mund të vizitojnë qytete të tjera vetëm me afate të shkurtëra, raporton AFP. Zyrtarët thanë në korrik se 547,000 sirianë ishin regjistruar zyrtarisht në Stamboll.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, tha se qëllimi i autoriteve turke ishte të dëbonin rreth 80.000 migrantë pa dokumente, deri në fund të vitit. Turqia është përballur me probleme të vogla sociale pavarësisht fluksit të refugjatëve, nga konflikti tetë vjeçar në fqinjin e tij jugor. Por, rënie ekonomike të cilën e pësoi vendi, ka ngritur tensionet, dhe analistët thonë se çështja e refugjatëve ka të ngjarë që ka kontribuar në humbjen e befasishme të partisë në pushtet në zgjedhjet lokale gjatë këtij viti.

Human Rights Watch dhe Amnesty International janë midis disa grupeve që akuzojnë Turqinë për riatdhesimin e refugjatëve sirianë kundër vullnetit të tyre – gjë që qeveria ka mohuar. Turqia është shëndruar në një “digë”, duke mos lejuar emigrantët që të kalojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe prej aty në Evropë. Megjithatë, disa mijëra sosh kanë arritur të kalojnë në Evropë. Bashkimi Evropian e ka financuar Turqinë me qindra milionë dollarë në mënyrë që të mbajë refugjatët në territorin e saj./ REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një gjykatë turke tha të premten se ka anuluar një dekret qeveritar të vitit 1934 përmes së cilit ish-katedralja bizantike e Shën Sofisë

Drejtuesit e kompanisë britanike Telekom dhe Vodafone i kanë bërë një kërkesë Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë së Parlamentit në Mb

Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu të heqë dorë nga çdo projekt për aneksimin e terr

Një vaksinë kundër koronavirusit që po zhvillohet në Rusi po jep rezultate shumë shpresëdhënëse.

Presidentja e përkohshme e Bolivisë, Jeanine Anez ka rezultuar pozitive me COVID-19 dhe është izoluar menjëherë.

Në shumë vende ka shpërthyer një valë e dytë infektimesh me koronavirus, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është regjistruar një

Policia në Seul të Koresë së Jugut ka gjetur trupin e pajetë të kryebashkiakut të qytetit, i cili u zhduk të enjten.

Temperatura mesatare globale pritet të tejkalojë nivelet paraindustriale me 1,5 gradë, në të paktën një nga pesë vitet e ardhshme, sipas

Situata e krijuar në ditët e fundit, me rritjen e rasteve me të infektuar me koronavirus, ka detyruar autoritetet italiane të vendosin nd

Rihapja e kufijve të jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian po bëhet në një mënyrë kaotike, gjë që cenon rifillimin e sektorit ajror, p