Turqia godet “Twitter”: Nuk do të lejojmë kurrë fashizmin digjital

19/01/2021 - 14:02

Turqia ka goditur të martën platformat sociale, Twitter, Pinterest dhe Periscope me ndalesa reklamimi, pasi kanë dështuar të ndjekin hapin e Facebook-ut për të emëruar një të dërguar lokal, të angazhuar për fshirje të postimeve të diskutueshme, bazuar në ligjin e ri kontravers.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut i konsiderojnë rregullat e reja si pjesë të tentativave të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për të kontrolluar mediat dhe për të shtypur kundërshtarët.

Mosrepektimi i ligjit të ri mund të rrezikojë të ardhmen e Twitterit në Turqi, vend të cilin kjo platformë sociale e konsideron në mesin e tri vendeve kryesore në botë – bashkë me Kinën dhe Rusinë – që kërkon largimin e postimeve.

Rregullat e reja u kërkojnë rrjeteve sociale me më shumë se 1 milion përdorues brenda ditës, që të emërojnë një të dërguar për të fshirë përmbajtjen ofenduese brenda 48 orëve.

Zëvendës-ministri i Infrastrukturës në Turqi, Fatih Sayan, ka thënë se kompanitë që reklamojnë në këto tri platforma, do të gjobiten.

Ankaraja “është e vendosur të bëjë gjithçka për të mbrojtur të dhënat, privatësinë dhe të drejtat e njerëzve tanë”, ka thënë Sayan.

“Ne nuk do të lejojmë kurrë fashizmin digjital dhe shkeljen e ligjit që të dominojë Turqinë”, ka thënë ai.

Facebook ka thënë të hënën se do të emërojë një të dërguar, mirëpo e ka theksuar “sa e rëndësishme është për platformën tonë të veprojë në vendet ku përdoruesit mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për liri të shprehjes”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dënohet me 3 vite burg ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, i cili është shpallur fajtor mbi akuzat e përpjekjes për të korruptuar nj

Europa duhet të përgatitet plotësisht për të menaxhuar një epokë të pandemive, edhe kur Covid-19 të jetë mundur, deklaroi për "Financial

Qeveria finlandeze e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të rritjes së infeksioneve me coronavirus.

Takis-Rottapharm është vaksina italiane e cila po testohet si fillim në pjesën veri-lindore të Milanos.

Vijon tensioni i lartë mes Greqisë dhe Turqisë. Që të dy vendet janë duke zhvilluar stërvitje të mëdha ushtarake në Egjeu.

Berberët dhe parukeritë në Gjermani të cilët janë mbyllur që nga mesi i dhjetorit për shkak të pandemisë së koronavirusit të hënën do të

Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump u shfaq të dielën si republikani dominues i vendit, me përpjekjen që partia të fitojë përsëri kontrol

Policia në Portin e Messinës në Siçili ka kapur 30 kilogramë marijuanë, që dy korrierë kanë tentuar që t’i transportojnë me ambulancë.

Izraeli do të vaksinojë palestinezët që punojnë në Izrael apo në vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, tha të dielën zyra për Koord

Gjatë 24 orëve të fundit në shtetin italian janë regjistruar 17,455 raste të reja me koronavirus nga 257,024 tamponë të kryer.