Një tërmet me fuqi 4,2 ballë ka goditur sot provincën perëndimore Denizli të Turqisë, bëri të ditur agjencia për menaxhimin e katastrofave, transmeton Anadolu Agency.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në faqen e tij të internetit tha se epiqendra e tërmetit ishte në rrethin Acıpayam.

Kujtojmë se tetorin e kaluar, një tërmet i fuqishëm prej 6,6 ballësh goditi Izmirin, duke vrarë të paktën 115 persona dhe duke lënduar më shumë se 1.000 të tjerë.