Autoritetet turke kanë urdhëruar arrestimin e 249 zyrtarëve në Ministrinë e Jashtme, pasi dyshohen se kanë lidhje me klerikun, Fethullah Gulen. Sipas mediave ndërkombëtare mësohet se autoritet kanë kryer disa operacionet kundër të ashtuquajturve gylenist, por që ata kanë mohuar akuzat.

Kryeprokurori ka thënë se ka urdhëruar arrestimin e 249 personave, pasi hetimet kanë identifikuar disa parregullësi. Në deklaratë po ashtu është thënë se 78 të dyshuar janë ndaluar në operacionet në 43 provinca dhe se policia është në kërkim të pjesës tjetër.

Pas tentimeve të dështuara për grushtshtet, në Turqi janë burgosur rreth 77,000 persona, që janë në pritje të gjykimit, po ashtu deri tani janë përjashtuar dhe 150 mijë ushtarë.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe aleatët perëndimorë të Turqisë kanë shprehur shqetësimet e tyre për këto masa, duke thënë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka shfrytëzuar puçin e dështuar si arsyetim për të shuar zërat e kundërshtarëve.Autoritetet turke kanë thënë në anën tjetër se masat e sigurisë janë të domosdoshme për shkak të kërcënimeve me të cilat përballet Turqia.