Turqia liron 9 aktivistë të akuzuar për protestat në parkun Gezi në vitin 2013

19/02/2020 - 08:14

Një gjykatë në Turqi liroi të martën 9 persona që u gjykuan për protestat në Parkun Gezi të Stambollit, në 2013-ën. Gjykatësi tha se nuk ka prova të mjaftueshme kundër grupit, i cili u akuzua për përpjekje për të rrëzuar qeverinë.

Rasti shkaktoi zemërim të madh në mesin e grupeve të të drejtave të njeriut dhe vendeve perëndimore. Osman Kavala, biznesmen dhe aktivist i të drejtave të njeriut, kaloi mbi dy vjet në paraburgim.

Gjykatësi urdhëroi të martën lirimin e tij të menjëhershëm. Në dhjetor, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut tha se Kavala është arrestuar në mënyrë arbitrare dhe kërkoi që ai të lirohej menjëherë.

Protestat më 2013 nisën fillimisht kundër planeve për zhvillimin urbanistik të Parkut Gezi, por u shndërruan më pas në protesta kundër kryeministrit të atëhershëm turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe u përhapën në qytete të tjera të Turqisë. Disa njerëz u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën në përleshjet me policinë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompania e medias sociale Twitter i ka shtuar një paralajmërim një prej postimeve të Presidentit Donald Trump lidhur me protestat në Mine

Meqënëse tani e kuptojmë më mirë virusin Corona, teorikisht një mbyllje për së dyti prej virusit mund të jetë e shmangshme, beson virolog

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump vendosi t’i japë fund bashkëpunimit me Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Zyrtarët amerikanë njoftojnë arrestimin dhe vënien nën akuzë për vrasje të ish oficerit të policisë, të shkarkuar nga detyra, për vdekjen

Autoritetet italiane të mjekësisë kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 87 persona të vdekur nga koronavirusi, duke s

Autoritetet në Kinë nuk kanë regjistruar asnjë infeksion dhe viktimë të re nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore ruse deklarojnë se gjatë muajit prill në Moskë humbën jetën 1561 pacientë të infektuar me Covid-19 dhe jo 639 pe

Kroacia ka rihapur kufijtë me disa shtete, duke përfshirë këtu ato zona turistike që janë kyçe për turizmin e vendit si Austria, Gjermani

Duke përshkallëzuar luftën e tij me kompanitë e mediave sociale Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të enjten që sfido

Për të dytën ditë radhazi, autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë raportuar vetëm një viktimë nga koronavirusi.