Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Turqia shënon rekord të rasteve me COVID-19, në 24 orët e fundit 63.082 infeksione

16/04/2021 - 22:27

Në 24 orët e fundit, Turqia regjistroi 63.082 raste të reja me koronavirus. Ky është numri më i lartë ditor i të infektuarve në këtë vend, që nga fillimi i pandemisë.

Të premten, Ministria e Shëndetësisë e Turqisë tha se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 4.150.039. Të dhënat gjithashtu treguan se gjatë 24 orëve të fundit edhe 289 njerëz vdiqën për shkak të sëmundjes COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 35.320.

Turqia aktualisht renditet e katërta në botë për numrin e rasteve ditore, raporton agjencia Reuters.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi të martën për disa masa të reja të kufizimeve dhe një “mbyllje të pjesshme” për dy javët e para të muajit të Ramazanit.

Masa u tha se po merret për të frenuar rritjen e rasteve të reja me COVID-19.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Italia ka shënuar 5,753 raste pozitive të koronavirusit në 24 orët e fundit, ndërsa një ditë më parë u shënuan 6.659 raste.

“Pyes veten: ku do të na çojë urrejtja dhe hakmarrja?

Ministria e Brendshme e Turqisë shfuqizoi masën e izolimit të plotë që ishte vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Bashkimi Europian ka njoftuar se do të zhvillojë një video-konferencë të jashtëzakonshme online me ministrat e Jashtëm të BE-së të martën

Një përshkallëzim i luftimeve midis izraelitëve dhe palestinezëve ka bërë që Kombet e Bashkuara të paralajmërojnë për një “luftë më të zg

Insitutit Kombëtar Italian të Shëndetit ka treguar se pesë javë pas fillimit të fushatës së vaksinimit me Covid infeksioni është ulur me

Një automjet në Maryland, SHBA ka shpërthyer në flakë pasi shoferi vendosi të pastronte duart me dezinfektues teksa po pinte cigare.

Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka paralajmëruar si Forcën e Mbrojtjes Izraelite ashtu edhe grupet e armatosura palestineze

Një udhëheqës i arratisur i mafias italiane është ekstraduar nga Spanja në Itali.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka kërkuar shteteve të pasura të dhurojnë vaksina për vendet e varfra dhe të rishikojnë plane